Basha: Dhimbje për viktimat. Pasiguria po shtohet çdo ditë

Lulzim Basha ka shprehur dhimbjen e tij për ngjarjen tragjike të Selenicës ku u masakruan 8 anëtarët e familjes Zykaj.

Basha ngushëlloi familjarët e viktimave dhe shtoi se kjo është një ditë reflektimi për pasigurinë që shtohet cdo ditë në Shqipëri.

Ja mesazhi i plotë i kreut të opozitës

Vrasja mizore e 8 familjarëve në Resulaj, përfshirë 2 fëmijë, ka tronditur të madh e të vogël.

Mendimet dhe lutjet e mia janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve.

Sot është ditë zie për Vlorën dhe vendin por dhe reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë.