Pse nuk flet kur vjen në ëndërr-Poezi nga Anelja Lako.
DY FJALË ME NATËN.
Mos më trazo me krahët tua
Terri s’ka sytë për t’mi verbuar
Errësirën ta bëj dritë e dua
Dhe ëndrrat me shpresë mbuluar
Jeta ka rrugë unë i buzëqesh
Ditën e dua me shpirt e zemër
Me bardhësi veten e kam vesh
Si skulptor e gdhend timin emër
Natë mos me lodh me tekat tua
Nuk ke aq mjegull me më vënë prit
Bardhësinë në shpirt e kam shtruar
Dhe sytë i kam mbush me dritë.
KUR JE LARG MEJE.
U mesova te dua keshtu nga larg
Me mungesen tende u mësova
frike kam kur te kthehesh prap
Do jesh ai që kështu e dashurova ! ?
Do me mungoj ndoshta largesia
Distanca eshte mall, lotë nëpër sy
Kam frikë se kjo do t ‘ ishte dashuria
…, malli per ty !
U mesova te të dua kur te kam larg
Mos u afro shumë e mos më braktis.
Lermë dorëzuar, rob në mall
… për hirë te dashurise!!
LUAJMË ME PUTHJEN.
Luajmë me puthjen,
Luajmë në shtrat,
Si me një top.
Ta jap,
Ma jep?
S’ta jap,
S’ma merr dot.
Një “dot” në shtrat,
Bëhet për ty
Bëhet për mua,
Bëhet një botë.
Hëna në mollë
Zbret edhe ajo
E shndërrohet
Dhe bëhet zog.
Mes mollësh
Nis të njëjtën lojë.
Me mollën, vetën zog
Dhe një “dot”
Dhe ajo.
Te puth, më puth,
Dhe puthja shkon,
Herë bëhet erë,
Herë bëhet top,
Herë bëhet mollë,
Herë shtrati
Dhe hëna jonë.
Ta marr. ma merr
Ma merr, ta marr,
Të lë t’ma marrsh,
Por s’ma merr
“dot”.
Është topi ynë
Me të në luajmë
E çojmë ku duam
Në këtë botë…
PSE NUK FLET KUR VJEN NË ËNDËRR
Ku më rri ,pse nuk më thua
Të kam pritur kaq kohë
Gjumi më zë duke ëndërruar
Zemrën time ti e do.
Gjumi natën nuk më vjen
Zemra mbush me drithërimë
Nuk e di cpo ndodh me mua
Dashuri e shpirtit tim.
Pse nuk flet kur vjen në ëndërr
Pse më rri ashtu si hije
Do ja grisë terrin natës
Do vendos dëshirat si yje !
VËRSHIM KUJTIMESH
Nata ka lëshuar errësirën e saj
Rrezja e hënës në dritare bie
Dëgjoj zhurmën e erës larg larg
Është një mesnatë e trazuar
Me shi dhe era që fishkëllen
Dhe vijnë kujtimet si lumenj të rrembyer
Në mendjen time.
I mblodha kujtimet si gjethet e vjeshtës
Që mbulohen nga shiu
I gjeta fjalët…
Me erën e maleve i cova larg
Ëndrra vjen ulet në shpirtin tim
Rrahjet e zemrës
Prishin qetësin e natës
Malli për ty jeton me mua.
Ndjenja prek dashurinë mureve të vetmis
Dhe shpirti lodhet nga nostalgjia
Hija e pikëllimit futet në derën e shpresës
Dhe dua një fjalë të bukur sonte
Të më qetësoj ëndrrat
Shpirtin të ma ledhatoj
Dhe zemra mos të dridhet nga malli
Eja këtë natë nisu me eren
Më largo nga kjo vetmi
Ti mi di dëshirat dhe unë do të pres
Si dita që pret rrezen e diellit
Me vesën e mëngjesit të largoj ëndrrat
Ja kështu do te pres pa asnjë fjalë.