Bllokohet sasi e konsiderueshme mielli në Korçë.

0

AKU-ja ka bllokuar një ngarkesë prej 25.3 ton miell gruri me origjinë greke.

Bllokimi është bërë për shkak se kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raportin e analizës për përqindjen e proteinës.

Të dhënat sipas dokumentave shoqëruese nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë u konstatua një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin ‘miell gruri’ nuk kishte nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25 kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën shqipe e cila mund të hiqet lehtësisht.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 25.3 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author