Nga Edison Ypi/ Këlyshi i kurvit

Aktualitet Shkrime

-Jam çoban. Dua të bëhem komunist, i tha një shoku kur zbriti nga fshati në qytet.
-Pse do bëhesh komunist ? e pyeti shoku.
-Sepse e pashë në ëndërr që duhet të vras bejlerët dhe agallarët që po na pijnë gjakun dhe të vras armiqtë dhe tradhëtarët nëpër rrugica.
-Sa ëndërr të bukur paske parë mor qen, i tha shoku. Fukara, i pashkollë, i pashpirt, qënke shqiptar tamam nga ata që i duhen kurvit.
-Kush është kurvi ?
-Kurvi është kurvi. Një bqim që s’bëri dot asnjë shkollë s’mori dot asnjë diplomë. Je njeriu i duhur për të bërë punët e duhura, domethënë vrasjet e duhura. Sa më tepër armiq e tradhëtarë të vrasësh, aq më mirë për kurvin dhe revolucionin botëror proletar që do shpërthejë pas pak.
-A do bëhem klysh kurvi ?
-Me këto cilësi që ke, klysh kurvi je që kur ke lindur. Problemi është se po vrave pak shqiptarë, do mbetesh klysh kurvi ordiner, qen i zgjebosur. Po vrave shumë shqiptarë do bëhesh klysh kurvi i lavdishëm. Çmimin e lavdisë kurviste me vrasje do ta paguash kur me urdhërin e kurvit do ti thyejnë kockat një nga një në qeli, do kalbesh në burg, do pushkatohesh, ose do varesh në lirar. Por kjo do ndodhi më vonë. Tanipërtani detyra jote, dhe qefi yt, është të vrasësh sa më tepër shqiptarë të ndershëm.
U vërtit klyshi kurvi disa ditë nëpër qytet.
Nuk pa asnjë armik dhe tradhëtar që ta vriste. Kur papritur e ndali në rrugë një i panjohur.
-Hall i madh më ka zënë, i tha i panjohuri. Kam një motër perri’ të bukur që po ma shkërdhen një italian. Vrite italianin që po ma shpartallon motrën e bukur.
-Edhe e pabukur po të ishte motra jote, është detyra ime si klysh kurvi ta vras italianin që po ta çapëlen motrën. Pa merak. Po iki që tani ta vras italianin.
Vajti e vrau italianin, dhe ja mbathi në fshat për tu fshehur.
Pas ca ditësh zbriti prap në qytet. Nisi të hedhë sytë rrotull për ndonjë tradhëtar që ta vriste, se tashmë vrasja i ishte bërë mikrob. Sillu e sillu nëpër qytet, u takua përsëri me motërshkërdhyerin.
-Ta vrava italianin që ta zgjeroi motrën sa Plazhi i Gjeneralit. Ç‘ke që rri turivarur ?
-Shumë faleminderit, por motrën e bukur po ma zgjeron sa Gjiri i Lalzit një italian tjetër.
-Për kaq pak mërzitesh ? Ika ta vras pepinon që ta ka bërë fundbarkun e motrës sa të futet brënda nëndetsja e Pasha Limanit.
Iku e vrau edhe italianin tjetër.
S’kaloi as një muaj, motërçiri ja zuri përsëri rrugën. Këtë herë me lot në sy.
-Një tjetër italian po bën qef me motrën time të bukur.
-Un klyshi i kurvit dhe ti motërçiri, jemi shok ideali. Pas pak, unë që do marr për grua motrën tënde me të cilën kanë bërë qef një batalion me italianë dhe ti që do martohesh me motrën time që e kanë shqyer një divizion me partizanë, do ti vëmë kazmën dhe shkrepsen Shqipërisë. Po aman mos i bjer qark e qark, se lash nam duke vrarë italianë qeflinj. Thuaje troç që e ke motrën kurvë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?