Komentuesit/ “Je një pasanike që i harxhon lekët kot”

Blogerja Lori Hoxha është një nga vajzat më të ndjekura në Instagram dhe si e tillë jo gjithmonë ka komente pozitive, pasi njerëzit nuk kanë një mendje për fotot dhe momentet që ajo ndan me fansat e saj.

Si një blogere, Lorin e shohim gjithnjë të veshur bukur, të kuruar deri në detaje dhe që udhëton shpesh jashtë vendit. Kjo bën që shpeshherë njerëzit ta kritikojnë për mosbërjen të diçkaje tjetër dhe Lori nuk rri duarkryq, sidomos kur i thonë që nuk ka bërë asgjë për pasurinë e saj.

Në foton e fundit njëra nga ndjekëset i ka komentuar Lorit:

Duke qenë se je një figurë publike, duhet ta plotësosh Instagramin me disa postime të tipit “kontribut për shoqërinë”, që të mos duket sikur harxhon lekë kot, je një ‘trust fund baby’ (pasanike që s’të duhet të punosh për të siguruar jetën) , gjithmonë me pushime dhe që pretendon se jeta nuk të ka rrahur më shumë se të tjerët.”
Sigurisht që ky koment nuk do i pëlqente askujt dhe Lori Hoxha ia ka kthyer replikën vazjës, teksa i shkruan:

Gjëja që ka rëndësi dhe kontribuon për shoqërinë ndodh pas dyerve të mbyllura. Kështu që shijoji gjërat sipërfaqësore, pasi për këtë je këtu. Ti ankohesh për gjërat false por kjo është gjithçka që do të shohësh. Unë publikoj gjëra të mira dhe herë pas herë flas për diçka që besoj. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, nuk kam çfarë t’i provoj asnjërit dhe as nuk dua.”