“E hasa rastësisht buzë Senës. “-Poezi nga Amida Rica.
Frytin e t’tones dashuri
te sforcuar,
birin tone,
dua ta mesoj
te dashuroje nje grua te bukur
pa u orvatur t’ia zoteroje trupin.
Te dashuroje nje grua te mencur
pa u orvatur t’ia fshije mendimet
Te dashuroje nje grua te lire
pa u orvatur ta burgose.
E tani ti guxon te vlosh
me pse-te e ikjes time.
Ika se nuk dua kesaj bote
t’i shtohet nje robereshe
e pervuajtur si une.
Ika se nuk dua kesaj bote
t’i shtohet nje zaptues
krenar si ti.
Ika te shpetoj tim bir
Ika te shpetoj te dikujten bije.
KA DO NETE QE S’ME ZE GJUMI
Ka do nete qe s’me ze gjumi.
Ti mbath kepuce te hekurta
dhe ecen aq shkujdesur ne
tapetin e bute
te ndjenjave te mia.
Por me rendoi me fort
ajo pagjumesi mbreme.
Mbreme, kishe vendosur
te mos ecje me.
TI MALLKON QIELLIN
Ti mallkon qiellin
pse shkelqimin
e henes se plote
ta percjell kah ana
e kopeshtit tim.
Teksa ne oborrin tend
bie pingul vec ndricimi
i yjeve.
NJE LEKUNDJE E PARME
Nje lekundje e parme
nje lekundje e pasme.
Me kryet varur mbi gjunje
duke lepire kripen
e loteve te nxehte,
duke mallkuar mendimet.
Nje lekundje e parme
nje lekundje e pasme,
ne dyshemene e salles
se nje tualeti
kater metra katrore
ne kater te mengjesit.
Po rritesha.
KUR U NISA NGA QYTEZA
Kur u nisa nga qyteza
njomcake e lindjes
per ne qytetin hijerende ku jetoj,
pertypshem, ankthshem
zgurdullova syte, t’dalloja
kush me priste ne aeroport.
Shume te njohur pashe
krahehapur aty,
Vec veten s’e dallova dot.
VALET PERPLASEN LEHTE
Valet perplasen lehte
ne bord.
Teksa nga salloni
luhet plot finese Bartok.
Veshur kam fustanin
e mendafshte, te gjate
gjer te kavilja,
ujevare gjer ne fundshpine.
Te ziun e theksuar.
Te preferuarin tend.
Gjysem e perkulur
ne dritaren e paradhomes
njoma buzet me shampanjen
e mikpritjes.
E lashte, e forte, ekstravagante
e fresket, e bute, brilante.
E jona Grand Cuvée.
Dhe po ngre nje dolli i dashur
per ne, per poezite.
Nje dolli
per premtimet, per rrefimet tona
per puthjet plot afsh,
per netet e vona.
E HASA RASTESISHT…
E hasa rastesisht
buze Senes.
Nje shekull me pas,
a ndofta nje vit.
S’e di!
Gjeta serish ne te
vargje
vere
premtime.
Me tha se e ndiente
se isha gati t’ja nisja
me te, nga e para.
Dhe kish’ te drejte ai
premtimthyes.
Une isha gati
nga e para, t’ja nisja.
Pa te.