Këshilltarja bashkiake e Topit braktis Veliajn dhe bashkohet me opozitën

Mirela Bogdani, këshilltarja e FRD në Bashkinë e Tiranës ka braktisur sot koalicionin e majtë dhe i është bashkuar opozitës. Këtë ajo e ka bërë me dije në një deklaratë për mediat pasi opozita braktisi mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Ajo tha se sjellja arbitrare e Erion Veliajt me Teatrin, duke i hequr qytetit pronat publike për interesa private, ishte akti që ajo vendosi të kalojë në opozitë.

Mirela Bogdani: Unë nuk mund të vazhdoj të jem më pjesë e koalicionit të majtë. Duke nisur që sot dhe deri në përfundim të mandatit, nuk e konsideroj më veten pjesë e koalicionit të majtë.

Kreshnik Çollaku: Fronti opozitar do të zgjerohet edhe më tej. Kjo është përgjigjja më e mirë që një qeveri dhe një adminstratë e korruptuar po marrin. Opozita sot është edhe më e fortë