Gent Strazimiri/ Elvis/Ervin Rroshi i mbylli hesapet me “drejtësinë”
Elvis/Ervin Rroshi i mbylli hesapet me “drejtësinë” …
Në të njëjtën ditë, “drejtësia” u hapi “hesapet” me “Edving” gjyqtarëve që “Elvis/Ervin Rroshin” e mbrojtën dhe mirëkuptuan për “lapsuset” e bëra gjatë jetës së tij parapolitike, si p.sh. “Përdhunim minorenësh në grup” , “ushtrim dhe favorizim prostitucioni” , “rrëmbim personi” , “trafikim lëndësh narkotike” , e deri në “vrasje” …
Këta janë gjyqtarët që kanë dënuar Edi Palokën dhe Arben Ristanin për “shpifje” , UNANIMISHT, vetëm sepse denoncuan në emër të opozitës “Elvis/Ervin Rroshin” se po kanabizonte vendin në bashkëpunim me Habilajt dhe me Edi Ramën!
Këta janë gjyqtarët që nuk e konsideronin vepër penale aktin e goditjes së koordinuar, me urdhër, në mënyrë të përsëritur, në parlament, të deputetëve të opozitës nga ana e “Elvis/Ervin Rroshit” , menjëherë pas denoncimit me fakte e prova, me zë dhe me figurë të kriminalizimit të çdo qelize të jetës publike, që nga parlamenti e deri tek komuna më e humbur!
Sot “Elvis/Ervin Rroshi” i politikës, përmes “Edvingut” ka shkarkuar “Elvis/Ervin Rroshin” e drejtësisë.
I shkarkoi sepse nuk i duheshin më! I degjeneroi publikisht siç degjenerohet një ku*vë e shumëpërdorur, e keqpërdorur dhe e pavlerë tashmë!
Arsyeja?
Ka ardhur furnizimi me ku*va të reja…