Ja sa hapa duhet të bëni në ditë që të dobësoheni

Sa duhet të ecim?

Këshillohen jo më pak se 10 mijë hapa në ditë në mënyrë që të digjen yndyrnat.

Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm i ecjes, siç kemi përsëritur shpesh është edhe reduktimi i stresit.

Trajnieri personal i disa prej emrave më të njohur të showbizit ndërkombëtar, këshillon që të bëni 10 deri në 15 mijë hapa në ditë, me rritëm konstant dhe rezultatet nuk do të vonojnë të duken.

Nëse i llogarisim me kohë, do t’iu duhen rreth 45 minuta për të realizuar planin!

Në rast se punoni në zyrë dhe duhet të rrini për orë të tëra përpara kompjuterit, duhet të kujtoheni të ngriheni të paktën çdo 1 orë, për të bërë rreth 100 hapa…