Çollaku/ Unë ndjej të njëjtën neveri. Unë kam të njëjtën bindje
Te dashur vellezer te Kosoves,une nuk jam i shokuar nga pergjigja e nje gomari (me sh respekt per kafshen)si tip menaxher hoteli qe i kishte dhene nje pushuesi nga Kosova.
Nuk jam i shokuar.
Kjo thuajse po kthehet ne nje cikel,nje cikel me te cilin jemi te denuar te mesohemi.
As ju mos u shokoni.
Sduhet te jete lajm i ri dhe per ju.
Ne Tirane shijon shume pushtet publik,mediatik sidomos politik nese shfaqesh antipatik refuzues ndaj kosovareve dhe shqiptareve (ndaj vetes).
Eshte nje sherbim qe i behet te huajve. Te huajte kane hyzmeqare qyl ne Tirane.
Eshte nje mallkim.
Ky mallkim nisi nga 1941.
Mjerisht dyshoj se vazhdon.
Ju e dini fort mire nga erdhi si u rrit e kujt i sherbeu kjo klime.
Shqiptaret duhet te rrojne te ndare.
E ku ka me mire nese ndahen mes vetit.
Joo..,une nuk po them se gomari menaxher hoteli eshte hyzmeqar te huajsh,jo ne kuptimin inteligjent te pakten.
Jo ai eshte thjesht nje gomar (me sh respekt per kafshen). Por nuk eshte i vetem. Ketyre aneve ka shume gomere te tille.
Une nuk shokohem me.
Une turperohem,e turperohem shume.
Jo se sms e nje gomari (me sh respekt per kafshen) behet lajm i dites,por se lajme te tilla te japin ashtu si neverine bazike qe cdokush ne menyre insitikive ka nga produkti i defekimit,po ashtu dhe bindjen se sms e atij gomari eshte produkt i nje kulture propogande te nxitur nga te huaj me kete vend dhe sherbyer nga hyzmeqare vendas kunder kosoves dhe shqiptareve atje.
Nje sherbim qe ka 70 vite qe kryhet e duhet thene jo pa sukses.
Une ndjej te njejtn neveri.
Une kam te njejten bindje.
Sms e atij gomari do te ishte me pak shqetesuese nese nuk do te ishte pjese e ketij defekimi social,mjerisht jo vetmitar,shpesh dhe ne nivele te larta.
Mos u cuditni,ky komb e ky popull eshte ushqyer me aq shume plehra keto 70 vitet e fundit e sot qe keto plehra plasin,kuterbimi e neveria eshte e padurueshme.
Nuk keni cbeni vellezer.
Beni sic bejme ne ne Tirane,mbyllim hundet nga ky kuterbim publik,refuzojme hotelet e turizmin qe menaxhohet nga gomere te tille(me sh respekt per kafshen),perpiqemi te edukojme e rrisim femijet organizojme jetet tona sociale ne oaze e rrethe te ngushta njerezish,me shprese se Zoti heret apo vone do ta shpetoje vendin nga keto plehra dhe kuterbimi neverites qe leshojne.