Tsipras e pranon: Jemi pranë marrjes së detit

Alexis Tsipras tha ditën e sotme se Athina dhe Tirana janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy vendeve.

Ndërsa grekët janë treguar më të hapur për marrëveshjen që po bëjnë, në Tiranë gjithmonë ka mbizotëruar heshtja si nga Edi Rama apo edhe nga Ditmir Bushati.

‘Dy çështjet që mbeten përveç çështjes së  Zonës Ekskluzive Ekonomike është ajo e ligjit të luftës dhe të kufijve, të cilat jemi shumë pranë zgjidhjes.

Mirëpo për momentin nuk mund të themi se gjithçka ka përfunduar’, tha Tsipras në përgjigje të gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri grek shtoi se kishte rënë dakord me homologun e tij Edi Rama që dy ministrat e Jashtëm, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati të rrisin përpjekjet, pa ndonjë presion të veçantë, për të arritur marrëveshjen sa më parë të jetë e mundur.