“Stop inatit në dashuri”-Poezi nga Yllid Çela.

I BURGOSUR PA FAJ.

Kam vendosur ta çarmatos veten.
Le të më burgosë,
ndjenja dhe lumturija
Pastaj, le të shtien tek a çift,
se kush do me egzekutoje i pari?
Dashuria apo perëndia?!

Po kush,
mund ta burgosë dashurinë?
Dhe vetë zoti,
do ishte dorëzuar para saj.
Dhe teksa puthjet,
shkrumbohen mbi buzë,
Ai kokëulur,
qëndron, si fajtor pa faj.

Dhe perëndia, ndaj mē krijoj.
Të fal dashuri pa fund,
dhe jetën ta shijoj.
Ata që nuk din të falin dashuri,
U bëfshin, shkrumb e hi…

YÇPg.78-7-2018

Fotografia e Yllid Cela

STOP INATIT NË DASHURI.

Mbylle yçin në mendje dhe fiksoje.
Dashuria është e brishtë,
dhe thyhet kollaj.
Dhe copkat, kurrë nuk ngjiten,
dhe, qaj sa të duash pastaj.

Dashurija,
do puthje dhe këngë.Jo pëllëmbë.
Vetëm lot gëzimi pranohen,
në bahçen me emrin dashuri.
Le të bjerë shi sa të dojë,
se puthja shijon edhe në stuhi.

E dashur.Mëkat është britma .
S’ka vend ,
në shtratin ku ëndërrat përkund.
Një gjysëm toni i zërit, me lart,
dhe…. dashuria…. merr fund.

Që dashuria të zgjatë…
qeshni dhe puthuni çdo natë.
Në ndodh, që se keni në terezi,
Atëhere,nga inati i inatit,
….. bëni dashuri….

Pg…YÇ…7-7-2018

Fotografia e Yllid Cela

DEDIKIM DASHURISË SIME TË PËRJETSHME.

E di qe fotot duken gjithnje bukur edhe teksa mundohemi te buzeqeshim . Shpesh herē mbulojme hallet, por zoti, me bekoi lumturia ime, kur te njoha Ty. Nuk e di, por per here te pare ne jete, besova tek dashuria me shikimin e pare. Dhe ja tek shfletoj kujtimet, sepse vitet per te gjithe vrapojne ….

Por ora per ty ka ngelur dhe duket, se vetem me mua eshte e pameshireshme. Ti je po aq e re, po aq e fresket, po aq e kujdeseshme dhe asnjehere nuk harron te falesh perkujdesje e dashuri. Më ke dhene dy yje, dy bekime qe na kane ndryshuar jeten .Dhe ti e palodhur deri ne sakrilegj per ta.

Gjithnje e etur qe ata te jene te çilter te sinqerte, te ndergjegjshem. Te jene vetvetja. Te jene njerez te afte per te çare ne jeten e egerr.Vitet do ikin serish dhe si vagona do ndjekin lokomotiven jete, deri ne stacionin e fundit.E di qe kemi edhe goxha rruge per te bere se bashku dhe ti si gjithnje me merakun e nje nene te perkujdeseshme dhe nje bashkeshorte shembullore, do me presesh me merakun e pashterur.

-Pse u vonua.?

Çfar po ben ?

-Ku eshte ?

Por dije qe un ne çdo kohe, ne çdo moment do jem aty pran teje, i ngulitur aty ku smundem te dal dot me kurre.Flm zot qe me çove ne vendin e duhur, ne kohen e duhur.Mirnjohje pa fund shoqes, mikes nenes se femijeve dhe dashurise time te vetme.Zot bekoje familjen time…

Fotografia e Yllid Cela

FLUTURAT E DASHURISE

Ndërsa gjumi të ka dalë.
Mendja fle mbi ëndërrime.
Tek shfleton arkivën e trurit.
Ndalesh, përmbi rudhën time.

Më mungon ,dhe ti , e di.!
Jam si kishë, pa kambanë.
Djegur, porsi flutur nate,
S’gjej melhem
të shëroj xhanë.

Nëpër puthje lëngmimtare,
Fluturat e dashurisë.
Shtrojnë drekën dhe ushqehen,
Me plagët e djalërisë.

2-7-2018…YÇ

Fotografia e Yllid Cela

No Comments on "“Stop inatit në dashuri”-Poezi nga Yllid Çela."

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *