Xhafa dhe Tahiri/ Mafia heton Antimafian dhe ndajnë të njëjtën zyrë

Analize

Gjermanët mision faktmbledhes ne Tirane..

Një vendim gjykate pak kohë më pare kishte dënuar me disa muaj burg një qytetar për vjedhjen e dy pulave një fqinji. Vjedhja është veper penale, ndoshta ato pulat pillnin vezë të arta. Ndërkohë Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa, jane në hetim për punë të Mafias, një ish minister i brendshëm dhe minister ne detyrë që i vijnë anash ligjit dhe nxjerrin kunj me të sipas kokrrës së qejfit. Njëri takon Merkelin tjetri xhiron karshillek me kalë e me bletë.

Mjaltë të dyve duket se po ju ecin, ndërkohë gjithë lumenjtë e drogës rrjedhin nën hyqmin e të dyve nën këto 5 vite dhe me bekimin e shefit të tyre kryeministër.
Pak ditë para se të merrej vendimi per refuzim negociatash me Shqipërinë, shtyrjen për një ribisedim dhe filtër të plotësimit të kushteve të shtyra, në Tiranë ka qenë një mision faktmbledhës gjerman. Ekipi gjerman kishte prokurorë te mandatuar për të mbledhur të dhëna konkrete me adresë të qartë.

Në takimet e tyre pyetja e përsëritur e cila kërkonte të dhëna konkrete ishte:

-A ka nisur hetimi pasuror, si subjekte të ligjit antimafia për ish ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri dhe ministrin e brendëshëm ne detyrë Fatmir Xhafa? A janë investiguar mundësitë qe para kriminale të jenë shndërruar në asete dhe më pas të shkohet te konfiskimi i tyre?!
Përgjigja e dhënë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka qenë pozitive. Po, ka nisur hetimi
Kemi dy ministra nën hetim ne kuadër të ligjit Antimafia
Sepse puna e tyre ka rezultuar e lidhur me Mafian?!?!
Po sigurisht po. Të dhënat janë aq konkrete sa Antimafia në zyrat e shtetit do të hetojë Mafian, e befasisht duhet të pranojmë se janë në te njëjtën zyrë e bashkëmarrin vendime, në të njëjtat karrike!!! Ministrat ne terren me trafik, mimistrat në zyra që mbrojnë trafikantet dhe ministrat ne zyra që duhet ti luftojnë. Së paku teorikisht. Dhe paradoksi gjendet ngushte se sheh Mafian dhe Antimafian në të njëjtën tryezë pune?!?!?

Në ate të makinës së ministrit kushërinjve te ministrit, babait e xhaxhait të ministrit, vëllait të ministrit, gruas së ministrit e përse jo dashnores apo dashnoreve të tij/tyre..
Gjermanët kane marrë dijeni se po hetohet. Rezultat e deritanishme nuk është se e kanë berë shumë entuziastë misionin gjerman faktmbledhës dhe kjo u reflektua në përgjigjen dhe kushtet e vëna Shqipërisë për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por sherbeu per mirë se u shndërruan ne kritere.

Tahiri-Xhafa-gjermanet dhe ligji antimafia…

Mirë është ta nisim nga ligji. Ai të cilit i kemi venë emrin antiMafia për pershtatshmërinë e përafrimit me legjislacionin e BE më së shumti italian..
Ndryshimi i berë ligjit të vitit 2009 në vitin 2017 ne nenin tre ka diçka rreth emertesës. Shtohet fjala korrupsion. Konkretisht
Neni 3
Kudo në këtë ligj fjalët “krimi i organizuar dhe trafikimi” zëvendësohen me
fjalët “krimi i organizuar, trafikimi dhe korrupsioni”.
Sipas qëllimit që ka ligji thuhet në nenin 2 të tij se
Neni 2
Qëllimi
(shtuar fjalë me ligjin nr. 70/2017, datë 27.4.2017)
Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe goditja ndaj krimit të organizuar, trafikimit dhe
korrupsionit dhe krimeve të tjera, sipas parashikimeve të këtij ligji përmes konfiskimit të pasurisë së personave, të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Pikerisht hetimi dhe “Forca e ligjit e” si frymëzim policor i Xhafës a duhet të mbërrijë ne këtë adresë ligjore..?! A shkon? A do ta bëjnë këtë vartësit e Xhafës pasi të marrin porosi nga vartësit e Arta Markut?! Kuic..

Neni 3
Fusha e zbatimit

1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personave, që zotërohen plotësisht ose
pjesërisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, siç përcaktohet në pikën 2, të këtij neni, mbi të cilët ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicie, për:
a) pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga banda e armatosur, organizata kriminale dhe grupi i
strukturuar kriminal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal;
Sajmir Tahiri akuzohet si pjesë e organizatës ndërkombëtar të trafikut të drogës sipas procedimit penal nr 313 ë Prokurorisë për Krime të Rënda. Një pjesë e organizatës ka dalë para gjykatës në Itali ndërsa këtu jemi në zgjatjen e tretë të afatit të hetimit deri me 29 korrik dhe kërkesën e Prokurorisë në Gjykatën e Lartë ku kerkohet arrest me burg per ish-ministrin. Agron Xhafa ështe i dënuar me vendim të formës se prere nga Gjykata e Lartë ne Itali, 7.2 vjet burg si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të heroinës.. Pra pasuritë e ketyre dy personave duhet detyrimisht të hetohen ashtu sikurse thotë mesipërm ky ligj.

Po përse i fsheh vëllai z. Fatmir, nga një hetim pasuror që të ishte menjëherë objekt i ketij ligji që ne vitin 2013 kur vendimi i denimit ka marrë formë të prere??! Sepse megjithë gënjeshtrën publike të ministrit Fatmir, ligji në nenin 3 pika 2 thotë:
2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive të personave të përmendur në pikën 1,
të këtij neni, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga:
a) personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat,
bashkëjetuesi), për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta..

E megjithë trukun e pushtetit të zotit Tahiri dhe Xhafa dy ministrat e brendshëm që kane lëne të rrjedhe vepra penale kur vetë ishin konsumues të saj, i janë shmangur efektit ligjor dhe kanë qenë objekt i butësisë së ligjit jo forcës se munguar. Ligji sërish jep një mundësi kohore drejtësisë të mos çojë dëm të vërtetën ne raport me kohën

Ne nenin 6 të tj thuhet se

6. Ky ligj zbatohet edhe për pasuritë e personave, të vëna përpara hyrjes në fuqi të tij, me
kusht që të ekzistojnë indicie të rëndësishme për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale, në kohën e vënies së pasurisë.
Pra mundësitë ligjore janë dhe kanë qenë aty. Tahiri duhej të hetohej që ne vitin 2015 kur skandali kishte plasur, por detyrimiht në vitin 2017 kur u be regjistrimi i çështjes penale në ngarkim te tij nga Krimet e Rënda edhe per trafikim edhe për korrupsion. Ndërsa per Fatmir Xhafajn ky hetim si objekt i ligjit antimafia duhej të kishte nisur ne dhjetor të 2013 të pakten dhe domosdoshmërisht ne vitin 2014 kur vendimi i denimit të të vellait ështe stërberë publik. Por Agron Xhafa do të vazhdonte të merrej me biznes, të vetëbënte ligjin, pastërtia e të cilit tashmë nuk dihet se nga buron
Vlora dhe zona e jugu ra ne miqësitë e tij problematike sa nga droga aq dhe nga lojerat e fatit dhe koburja u be mjet komunikimi prej të tijve pavarësisht nese ishin në det apo në tokë.
Tahiri dhe Xhafa
Njëri më i keq se tjetri sipas rradhës dhe vjetërsisë. Problemi kryesor në këtë mesele sigurisht është shefi i tyre Edi Rama
Por vartësit e Tahirit dhe me vone të Xhafës, një pjesë e konsiderushme e të cilëve janë ne kerkim e hetim për trafik.droge janë njëherësh pjesë e Mafies si dhe e luftës ndaj Mafias. Bir Selamn i nënes kë të qaj më pare.!!! Drejtues sherbimesh janë rikthyer ish-sgurimsat e shtetit masivisht, pra shoket e Xhafës, njëlloj hetues diktature. Ata mbajnë anën e shefit dhe nuk e rruajnë per ligjin. Sepse ka prova serioze dëshmi të këssj ndodhie. Italianët zyrtarisht raportojne se trafiku i marijuanës ne 2018 deri më tani e ka kaluar 2016-ën, si ngarkesa të trafikuara nga Shqipëria. Nga 10000 të arrestuar në Itali 2000 prej tyre një e pesta janë shqiptarë. Një ushtri droge duke marrë parasysh se keta janë vetëm një përqindje e vogël e ushtrisë së madhe e cila është ende ne punë ne Shqiperi. Shifrat tallen aq keq sa kalojnë numerikisht trafikantet forcën e policisë edhe si statistikë.

Tahiri dhe Xhafa luftojnë njëri tjetrin me njerëzit që kanë ne sisitem ne polici dhe ata që janë neper organizata ne trafik. Bashkërisht tërheqin litarin dhe me Edi Ramën. Të dy e kane burimin e forcës të Mafia dhe prifen fresk ti rruajnë kokën qerosit duke folur për ligjin e forcen e tij duke bërë tallava ne drejtësi. Keta do bëjnë Antimafian.!!
Bela me këpucë të kuqe. Edhe trafiku i heroinës e kokainës është rritur shumë here shkruajne raportet e ndërkombetarëve siç permendin arrestimet e shumta.. Përdorimi gjithashtu njeh rritje të madhe. Paraja e këtyre mijëra kileve hashash, heroinë dhe kokainë hyn në sistem formal. Nga informaliteti nen kujdesin e këtyre minsitrave dhe shefit të tyre kryeministër. Mos çapëlejë sytë askush. Nuk ështe me legjende as Shullazi as Rroshi as Frroku as Tërmeti as Bushi as Prenga as Rakipi as shumë të tjerë ende pa zbardhur krejt. Keshtu gjermanët e mësuan në terren. Atë që se bëjmë mirë ne gazetarët duke ndenjur shpeshherë ftohtë me terrenin, e bënë prokurorë faktmbledhës gjermanë. Ata mësuan se ku është mafia dhe antimafia bashkë ne një kafe, në një zyrë, në një investim, ne një media, në një sipërmarrje, në një llotari pushteti, ende të pandare.

Ndaj gjermanëve u thamë vërtet se Xhafa dhe Tahiri po hetohen per llogari të ligjit Antimafia, hetimi pasuror ka nisur. Puna ështe deri kur të mbarojë hetimi mos ketë fluturuar diku pasuritë dhe Xhafa e Tahiri të na kërkojnë demshpërblim si Fullani per stresin e shkaktuar. Se stresi i Mafias lë me barrë antimafian dhe buxhetin e shtetit. Kjo ndodh në Shqipëri. Urojmë se veç gjermanëve në terren të mësojnë të vërtetën të gjithë qeveritë e NATO sepse kjo është siguri kombëtare e lidhur me sigurinë e aleancës…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?