Futbollistët e Realit mesazhe pas largimit të Ronaldos

Cristiano Ronaldo e meriton vendin në historinë e Real Madridit, sipas kapitenit madrilen Sergio Ramos.

Juventusi e kompletoi transferimin e portugezit për 112 milionë euro dhe Ramos ka zgjedhur Twitterit për ta falënderuar tashmë ish-bashkëlojtarin për kontributin e dhënë në klub.

“Cristiano, golat tuaja, shifrat dhe çdo gjë që e kemi fituar së bashku flasin për vete”, shkroi Ramos.

“Ju e meritoni një vend të rëndësishëm në historinë e Real Madridit. Tifozët do të të kujtojnë përgjithmonë. Ka qenë kënaqësi të luaja përkrah teje, përqafime dhe fat të mbarë!”, shtoi ai.

Ndërkohë, mbrojtësi i majtë, Theo Hernandez, po ashtu shkroi për largimin e Ronaldos nga Real Madridi.

“Ka qenë kënaqësi të luaja përkrah më të mirit në botë. Të uroj gjithë të mirat në klubin e ri”, shtoi ai në Twitter.

E Marco Asensio ka shkruar: “Ka qenë kënaqësi të luaja përkrah teje, keni qenë shembull në çdo mënyrë. Të uroj fat në etapën e re”.

Edhe Casemiro e nderoi Ronaldon me një mesazh: “Me ty kam mësuar, jam kënaqur dhe kam fituar. Faleminderit për çdo gjë mik!”.

Lucas Vazques e ka vlerësuar Ronaldon si më të mirin, ndërsa Nacho e ka falënderuar për lidershipin në Madrid.