PD dhe LSI nuk do të marrim pjesë sot në punimet e seancës plenare.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të marrim pjesë sot në punimet e seancës plenare. Lajmi është mësuar nga burime të sigurta pranë opozitës. Ata thanë se është vendosur që në seancë të jenë vetëm dy kryetarët e grupeve të opozitës, përkatësisht Edmond Spaho (PD) dhe Petrit Vasili (LSI). Ata do të jenë aty për ti kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruci anulimin e votimit të ligjit për teatrin kombëtar, pasi janë hasur parregullsi. Kujtojmë se edhe më herët përmes një letre publike Vasili e Spaho bënë të ditur se në listë rezulton Vangjel Tavo (LSI) i cili nuk ka qenë i pranishëm në seancë plenare. Edhe vetë z. Tavo konfirmoi për Opinion.al se nuk ka votuar ligjin për shembjen e teatrit, madje ai nuk është fare në Shqipëri.