“Derisa të kem akoma lot”-Poezi nga Adela Hoxha.

0

S’do të ketë më një herë të dytë.
E djeshmja do të ngelet veç kujtim.
Nëse me lotë të mbushen sytë,
Ta dish se s’janë për fajin tim!


Endesh në labirithin e frikës,
Veshur me të bardha hap portën e mëkatit.
Me ëndrra var korniza shprese,
Në muret pa dritë të përbuzjes e shtratit.

———————

 

 

 

Ai, fshinte buzët mbi qafën e saj

Ajo, epshin fustan zjarr ngjitur me trupin.
Ai, fërshëllente një melodi të marrë,
Ajo, griste ndjenjat e qepte turpin!
————————————


©Adela

Derisa sytë të kenë akoma lot

Sa gabime ke bërë pa menduar,
E të tjera do bësh përsëri.
Derisa sytë të kenë akoma lot,
Shpirti vënd për tjetër marrëzi!


Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author