Presidenti Ilir Meta reagon për mos hapjen e negociatave.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me konkluzionet e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme të BE-së.

Një ditë më parë ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën të mos hapin negociatat me Shqipërinë.

Sipas Presidentit Meta, konkluzionet duhet të priten me realizëm.

‘Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë’, shkruan presidenti Meta në reagimin e tij.

Më poshtë deklarata e plotë e Presidentit, Ilir Meta:

Konkluzionet e djeshme të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duhen mirëpritur me realizëm dhe përgjegjshmëri.

Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin si Komisioni Evropian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE.

Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë.

Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Evropian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë.

Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim.

No Comments on "Presidenti Ilir Meta reagon për mos hapjen e negociatave."

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *