Nga Lefter Gështenja/ Është koha që kjo qeveri të hap krahun!

0

Jam i sigurtë që të gjithë shqiptarët në këtë fund qershori prisnim marrjen e ftesës për hapjen e negociatave. Në veçanti qeveria ka trubetuar me të madhe marrjen e kësaj ftese gjatë fushatës së llogaridhënies me punonjësit e administratës.
Sot të gjitha mediat vëndase dhe të huaja flisnin për shtyrje të hapjes së negociatave në 2019.
Dëgjova ministrin e jashtëm z. Bushati dhe më habiti, me paturpësinë më të madhe që thoshte : negociatat me Shqipërinë u hapën në 2019 , po si mund të thuhet që u hapën negociata, kur 2019 nuk ka ardhur akoma, kur dihet qartë që ne duhet të plotësojmë kushtet e vendosura dhe jo pak por 13 ????
Si ka mundësi si ministri ashtu edhe kryeministri dështimin po na e shesin si sukses.

Kjo qeveri në vënd që tu kërkojë falje shqiptarëve për këtë dështim e të hapi krahun, pasi u ka zënë rrugën shqiptarëve për në BE vazhdon dhe mashton shqiptarët edhe sot.
Këta që e shkatërruan këtë vend në të gjitha drejtimet si në asnjë vënd tjetër europian:
Futi në parlament dhe në nivele të larta drejtuese në administratë kriminelë, vrasës, trafikantë.
Kanabizoi gjithë territorin e vëndit nën menaxhimin e policisë së shtetit.
Ngriti korrupsionin në administratë ne nivelet më të larta.

Po e “kafshojnë” Shqipërinë ku të munden, diku po e shesin diku po e privatizojnë.
Tani të gjithë e dimë që hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për 2019(përveç qeverisë). Krimi, droga, mos realizimi i reformave dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen e fëmijëve tanë. Pa plotësuar kushtet e vendosuar vendimi në 2019 do jetë i njëjtë si dje.
Tani është koha që kjo qeveri të hapi krahun, është koha dhe momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of