Trump telefonon Erdogan, e uron për fitoren

Donald Trump në një bisedë telefonike uroi presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për fitoren në zgjedhje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës së Turqisë, dy liderët kanë bashkëbiseduar në telefon.

Trump, në bisedë ka uruar Erdoğan për fitoren në zgjedhjet e 24 qershorit dhe i ka uruar sukses.

Dy liderët duke tërhequr vëmendjen në partneritetin strategjik mes Turqisë dhe SHBA-ve, kanë konfirmuar angazhimin e tyre në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale në çdo fushë, duke filluar në mbrojtje dhe marrëdhënie ushtarake.

Në bisedë gjithashtu është folur për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në zbatimin e udhërrëfyesit në lidhje me Munbixhin dhe luftën kundër terrorizmit.

Erdoğan dhe Trump theksuan se presin me padurim të takohen në Samitin e NATO-s që do të mbahet më 11-12 korrik në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel