Shqipëria dështon në Luksenburg/ Vendet e mëdha janë skeptike

Aktualitet

-Ministrat evropianë të Bashkimit Evropian nuk u pajtuan për nisjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë të martën në Luksemburg.

-Një shumicë prej 25 vendeve të BE kishte qenë në favor të mbajtjes së bisedimeve të tilla deri në qershor 2019, tha pas diskutimeve Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias. Megjithatë, Franca, Holanda dhe Danimarka e kishin bllokuar këtë, shkruan media austriake “Salsburger Nachrichten”.
“Janë dy grupe vendesh, një që është më i madhi, 25 vende, mbështet të hapë negociatat në samitin e 2019 dhe 3 vende, Danimarka Holanda dhe Franca që thonë se duhet të shohin procesin, procesin evropian, stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit në Evropën Juglindore.
Dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë BE. E di që disa vende frikësohen nga populizmi , po nuk mund të luftojmë populizmin me hapa pas. Disa vende kërkojnë integrim të thelluar dhe pastaj zgjerimin, dhe kanë të drejtë, po u tregova një histori që e di mirë se çfarë ndodhi në vitet ‘90. Eksperienca jonë është se mund të bëjmë në të njëjtën kohë të dy proceset dhe është më e mirë për Evropën”, tha Kotzias para gazetarëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?