6.7 milion veta në mitingun përmbyllës të kundërshtarit të Erdogan

Në Mitingun përmbylles të Partise Republikane Turke, Partia e Ataturkut qe ka kandidat për President në zgjedhjet e neserme parlamentare dhe presidenciale Muharrem Ince, kanë marrë pjesë 6 milion e shtatëqind e tetëdhjetë banorë të cilet mbështesin fuqishëm kundërshtarin e Presidentit Erdogan.

Ky është mitingu me i madh i zhvilluar ndonjeherë në Turqi.

Turqi do t’u drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur brenda të njëjtin proces presidentin dhe parlamentin. Pas ndryshimeve kushtetuese, të cilat u arritën me referendumin e vitit të kaluar, Rexhep Taip Erdoan garon për një tjetër mandat, këtë herë 5 vjeçar. Presidenti turk ndodhet përballë një sfidë të vështirë dhe për t’ia dalë mbanë kësaj here e ka përqendruar fushatën e tij te veprat e realizuara. Presidenca kërkon përvojë, tha njeriu që drejton Turqinë prej vitit 2003.

Përballë Erdoan është një kandidat që mund t’i rrezikojë mandatin, Muharrem Inçe. Republikani e ka shtuar ndjeshëm mbështetjen, duke u shfaqur si një figurë popullore dhe jo nga radhët e kastës politike. Ish-mësuesi i Fizikës premton se do t’u rikthejë turqve demokracinë, por presidenti Erdoan e akuzon për mungesë vizioni.

Nëse rizgjidhet, Erdoan 64 vjeç, do të jetë presidenti i parë me sistemin e ri kushtetues, që e shndërron Turqinë në republikë presidenciale dhe i jep kreut të shtetit më shumë pushtet.

Më shumë se gjysmë milioni vëzhgues nga partitë opozitare dhe OJQ-të do të angazhohen të dielën, në një proces ku frika e manipulimeve është e madhe. Sipas kompanive të sondazheve, Rexhep Taip Erdoan kryeson bindshëm me rreth 50% të mbështetjes, kundrejt 25% të Muharrem Inçe-s.

Policisë dhe forcave zjarrfikëse iu deshën më shumë se dy orë policisë për të neutralizuar dhe arrestuar një 42-vjeçar, i cili mbante peng prej 3 ditësh djalin e tij 17-vjeçar.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “30 vjetori” në qytetin e Beratit, ku 42-vjeçari i divorcuar, Miri Duro, jetonte së bashku me djalin adoleshent Albert Duro.

Pas divorcit ish-bashkëshortja është larguar në Itali, duke e lënë djalin në kujdestari të të atit. Mirëpo 42-vjeçari për shkak të problemeve psikike ushtronte dhunë ndaj të birit, dhe prej 3 ditësh e mbante atë të lidhur dhe pa ushqim.

Kanë qenë të bërtiturat e 17-vjeçarit që kanë tërhequr vëmendjen e fqinjëve, të cilët kanë njoftuar policinë. Pas marrjes së denoncimit, policia me ndihmën e zjarrfikësve ndërhynë në banesë dhe shpëtuan 17-vjeçarin, i cili u dërgua për kontroll në spital dhe ndodhet në gjendje të rënduar psikike.

Por 42-vjeçari Miri Duro sapo pa forcat zjarrfikëse të mbërrinin pranë banesës së tij, hipi në tarracën e shtëpisë duke refuzuar të zbresë, dhe gjatë gjithë kohës kërcënonte dhe godiste me mjete të forta forcat e policisë. Pas dy orësh në tentativë për t’u arratisur, ai u prangos nga policia.