Franca kundër negociatave: Problem kokaina, jo kanabisi

Gazeta austriake, Der Standard shkruan se Berlini dhe Brukseli janë të kënaqur nga nisja e reformës në drejtësi në Shqipëri, e para e këtij lloji në Europën Juglindore.

Por pavarësisht kësaj, hapja e negociatave me Shqipërinë nuk duket e sigurt.

Sipas gazetës, Franca është kundër hapjes së negociatave dhe mund të vendosë negativisht në samitin e 28 dhe 29 qershorit.

Kundër janë edhe Danimarka dhe Holanda, por ato mund të vendosin pro nëse shohin se si shkon shumica.

Por Parisi duket i vendosur kundër.

Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se tema e zgjerimit nuk duhet të shtrohet fare për diskutim deri në zgjedhjet europiane të vitit 2019.

Ai synon të sigurojë një shumicë të gjerë në Parlamentin Europian për reformat e tij.

Brukseli po tenton që të bindë qeverinë franceze për pasojat që do kishte vendimi për të mos hapur negociatat për Shqipërinë, duke minuar besimin tek BE.

Ekspertët e sigurisë në BE janë të shqetësuar sidomos për tregtinë e drogës.

Nuk bëhet fjalë për prodhimin e kanabisit në Shqipëri- kjo gjë është ulur ndjeshëm-por bëhet fjalë për tregtinë e kokainë në Europë’, shkruan gazeta austriake.