Tifozëve të Nigerisë u ndalohet futja e pulave në stadium

Zyrtarët rusë njoftuan se pulat nuk do të lejohen në stadium për ndeshjen e së shtunës kundër Kroacisë.

“Tifozët nga Nigeria kanë pyetur nëse është e mundur të sjellin pula në stadium”, ka thënë Andrei Ermak, ministër i Kulturës në Kaliningard.

“Është simboli i tyre, ata janë parë me to në të gjitha ndeshjet, por ne ua kemi bërë me dije se është e pamundur të fusin pula të gjalla në stadiume”, tha ai për agjencinë shtetërore të lajmeve Interfax.