ShkrimeTe tjera

Nga Fatmir Ali Guda/ “ME Ç’E NGRITI SPIROPALIN EDI RAMA, JO “SKËNDERBE”, PO T’I THOTË EDHE CAR”

Me të ngritur e me tu ngjitur Elisa Spiropali për pak sa ka kapur “majën”. Nga një aktiviste pa pretendime e MJAFT dhe një ligjëruese e zellshme kollaj e menaxhueshme prej tutorit të vet politik, duket se nuk i ka shkuar zameti kot, pasi sot ajo është kthyer një copëz identikiti “rilindjeje”, duke ju besuar nga halli deri pozicioni i koordinatores kombëtare për “bashkëqeverisjen”, një post politik brenda PS i lënë nga Saimir Tahiri, pas dërgimit të tij si i pandehur i drejtësisë.
Pikërisht kjo detyrë ende pa e nisur mirë do t’i kushtonte asaj live në ERTV edhe një “karton të verdhë” prej Edi Ramës, i cili tashmë i njohur për mosmarrjen në asnjë rast të përgjegjësive të veta, nuk u mendua dy herë t’ja vinte gishtin e fajit Elisës për fshehjen e shkaktarëve që i lejuan opozitës në total të merrte 64 mandate. Ashtu siç është, nqs do përqëndronim vëmëndjen tek ajo që konsiderohet si inventar i vlerës humane, tek Elisa nuk gjen asgjë skurpuloze që do të binte në sy përtej shifrës 5 milion euro në krye të doganave dhe damkës “brilante” vënë shefit të vet, teksa i vendosi shënjë barazimi me heroin kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeun.
Po ç’tjetër ka bërë që të mbahet mënd? Hiç gjë, përveçse pas kryeministrit ajo është personazhi më i njohur i ERTV, që më tej akoma në ciklin e vet promovues s’lë rast pa dalë TV më TV, ku vetëm flet më tym, shan e mallkon pa fund “turqit” e “Skënderbeut” të vet dhe lëpin e lëvdon heroin e saj te “paepur” në luftë kundër “turqve”armiq. Jo pak herë Elisa është kthyer në personazhin politik më grotesk me deklaratat patetike shpesh të bëra virrale rrjeteve sociale, duke u prezantuar si modeli më i keq i bashkmoshatarëve të vet, se si nga hiçi e mizerrja ekonomike e intelektuale mund të kthehesh në milionere, që gjezdis trupin hipur një makine 50 mijë euroshe për një kohë shumë të shkurtër, vetëm duke i bërë “qejfin” dhe shërbimet e “duhura” shefit dhe vehtes.
Një antipati e shpehur publike ndaj saj, sigurisht që e ka burimin në dispropocionin e madh midis çfarë nxjerr nga goja dhe asaj është në të vërtetë, apo në mos kordinimin midis lëvizjes se gjymtyrëve tek artikulon dhe asaj që s’arrin kurrë ta përcjellë në publik. Ama është e pamohueshme, që rrallëkush si Elisa në karrierën e vet politike nga për herë të parë deputete u katapultua në zv/kryetare të gjithë kuvendarëve të majtë, pas bonusit “paradhënie” që pati ajo duke e përfshirë kollaj-kollaj në listën fituese, për më tepër akoma në një bastion të PS si Kolonja me një numur modest prej vetëm 4 mijë votash. Nga bërja “beli” e Elisës në politikë konstaton dukshëm, se suksesi i saj endet nga merita në menaxhim pazaresh, tek fakti i të qënit grua për keqpërdorje. Por ndërsa njeh sjelljen tejet problematik të Edi Ramës me gratë në jetë dhe politikë, pa asnjë dyshim kriteri bazë që e domonon edhe për rastin në fjalë është nënshtrimi me qëllim lehtësisht imponimin të aferave të veta.
Nga ana tjetër nqs do merrnim të mirëqënë sinqeritetin e deklaratave të Spiropalit, se në të ritë ka ngritur dy gishtat, s’ka se si të mos besojmë deformimin e saj në të konceptuarit mbi lirinë dhe demokracinë, ku me kohë është e dallueshme që i ka qëndruar fanatike të ngriturit si proçes “dobiprurës”, nisur nga trau me hesap i doganave tek pusia ngritur elektoratit të saj në Kolonjë, ku siç po akuzohet atje me anë bashkshortit sekser kërkohen para në këmbim të mashtrimit për një vënd pune në administratë apo favoreve të tjera.
Në fakt tanimë asnjë kolonjar nuk ka dyshimin pse Edi Rama në vënd të Arta Dades u bëri pilaf një të përkëdhelurën e tij. Sepse siç të tregojnë ata gjithë zhgënjim e dëshpërim, Elisa ua ka lënë targën kaherë, dhe deputet defakto u ka mbetur bashkshort Salarjoni, i cili realisht, thuhet se po ua mbledh mbrapsht disa fish më shumë “plaçkën”, që u hodhi në fushatën e 2017 në këmbim të votës. Për të gjitha këto të “arritura” duke ngritur trarë doganash deri qoka punësimesh, Elisës së qeverisë së “çudirave”, jo vetëm i buron e drejta e zotit ta quajë Edi Ramën Skënderbe, por pse jo t’i thotë makari dhe CAR!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?