Testi i provimit del sheshit, Nikolla nuk e pranon

Ja dhe testi i matematikës sot!
Të presim cfarë do na thotë Ministrja.
Unë them më mirë të heshtë e të fillojë të bëj punë e jo propagandë boshe- deklaroi ne profilin e tij deputeti Luciano Boçi.

Por, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla nuk e ka pranuar asnjëherë daljen e testeve sekrete të Maturës Shtetërore. Pas publikimit në internet fillimisht të testit të gjuhës, Nikolla deklaroi nga Tropoja, ku pati takim me qytetarët se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se akuza të tilla bëheshin për përfitime politike.

Ja dhe reagimi i ministres Nikolla:

“Doja t’ju sqaroja të gjithëve ju prindërve shqiptarë që rrethoheni me shumë të pavërteta. Është një dëshirë vrastare do ta quaja unë për të përfituar dhe marrë politikisht zemërata të  prindërve dhe maturantëve shqiptarë duke stisur material të pavërteta. Ndaj doja t’ju thoja që nuk ka asgjë të vërtetë qoftë me fotografitë që u shfaqën në statusin e një deputeti. Mjafton që ju të pyesni fëmijët tuaja.

Koha kur kopjoja dilte nga zyrat e Ministrisë së Arsimit apo nga zyrat e Agjencisë Kombëtare të Provimit ka ikur. Fatkeqësisht shoh sot ekraneve të televizionit pikërisht ata njerëz që ishin kthyer në mjeshtra të shitjes së kopjes pa filluar shpërndarja e tezave të provimit.

E dyta, ka 5 vite që nuk ndodh më ajo që ndodhte 5 vite më parë. Korrigjoheshin provimet dhe vinin tek ministri dhe nga mideja politike e ministrit, që duhet domosdoshmërisht që atë vit të kishim mbi 90% apo mbi 95 % kalueshmërinë, ulte dhe ngrinte kufirin e kalueshmërisë sipas dëshirës.

Ka absurditete të tilla që në 1 vit të maturës shtetërore, kufiri i poshtëm nga ku fillon vlerësimi, fillonte nga 7% në lëndën tjetër, 8% dhe pastaj lëndën tjetër ndryshonte 10% e, kjo gjë ka marrë fund. Kemi një proces të qartë që në fillim kush janë kriteret mbi bazën e të cilit bëhet vlerësimi duke ia hequr të drejtën ministrit që të vendosi në mendjen e tij në atë që është djersa, punë dhe mundi i gjithë maturantëve shqiptarë.

Ja dhe testet e provimit te matures qe sot jane bere publike nga vete nxenesit duke bere edhe gallate me to ne rrjetet sociale.

Fotografia e Luciano Boci

Fotografia e Luciano Boci

Fotografia e Luciano Boci

Fotografia e Luciano Boci

Fotografia e Luciano Boci