Laura Turtulli/ Sot ky dedikim është për ty.

Sot ky dedikim eshte per ty.

Po kthej pak kohen pas kur une isha e vogla jote. Te mundoja pak e di, kam qen pak “mistrece” por ne fund dija sesi te te ktheja humorin. Çdo dite me mua duhej te mereshe, t’me mesoje ç’eshte mir apo keq.
Nënë ti me rrite me dashurin tende te pakushtezuar ashtu sic dije vetem ti, ashtu e urte, me perkedheljet e tua qe s’me munguan asnjehere. Me fjalet e tua te embla qe gjithmon me benin te ndjehesha mire.
Sa e qetesuar ndihesha kur koken vendosja ne preherin tend, e ato duart e tua me ledhatonin butesisht .. Çdokujt i thoje qe kete goce e kam rritur vete, e nderkohe ndiheshe shume krenare sa here e thoje pasi e shikoja kete tek ti . Isha e mira jote e ti e mira ime .

Fotografia e Laura Turtulli

Si e vogel e tani gjithmone do me therrisje “zemra nanës” “shpirti nanës”, asgje nuk do e ndryshonte kete gje pasi ti keshtu e ndieje te flisje, e me doje me gjithcka kishe.
Ah, moj nene, po sot kush do mi thot keto fjale? Tani ne telefon s’do e degjoj me zerin tend te bukur, s’do i degjoj dot me fjalet e tua, mungesa jote do ndjehet gjithmone …
Nuk te krahasoj dot me asgje e asnje ne bote. Ishe nje grua, nje nene, dhe gjyshe e perkryer dhe e perkushtuar. Thoja gjithnje qe jemi familja me e bukur, eh s’kishte si te ndodhte ndryshe, ti dhe gjyshi krijonit ciftin e perkryer e per tu mar shembull, e prej dashuris suaj linden 3 femije te dashur.

Sot jam me fat qe flas per ty nena ime, pasi kam qene e bekuar te kaloje vitet me te bukra e te rendesishme te jetes sime prane teje, me mesove shume gjera qe do me shoqerojne gjithmon me vete .

Fotografia e Laura Turtulli
Ah, do te me mungosh shume moj nenushe. Nuk e di kur do e kaloj kete dhimbje qe me le. Per mua ike shume shpejt. Nuk e mendova asnjehere kete ndarje pa te dhene nje puthje apo perqafim te fundit, por jeta keshtu qenka e papritur, por nje gje eshte e sigurt ty s’do te harroje dot kurre sa te kem jete.
E mira ime, ti sot prehesh e qete ne parajse. Qiellit ju bashkua nje engjell i çmuar.

Do te te dua gjithe jeten.
Na ndrico nga lart miresi 🕊

Fotografia e Laura Turtulli