Rasti i mësueses, Antonela Zotkaj/ Si mashtron kryeministri për portalin

Nëse i kerkon pune sot kryeministrit gjate takimeve qe ai ka zgjedhur per te dhene llogari, pergjigjia e tij e menjehershme eshte: drejtohu portalit dhe do marresh pergjigje brenda 10 diteve. Ne kemi rastin e nje ish mesuese ne qytetin e Gjirokaster e cila u transferua nga shkolla ku jepte mesim dhe ju nenshtrua konkursit ku ishte nder 5 te parat qe fitoi.

Pervec kesaj kjo mesuese beri edhe portalin famoz te kryeministrit dhe perseri prej aty mori pergjigje pozitive dhe ishte fituese, por qe Drejtoresha arsimore e rrethit nuk e mori ne konsiderate as kerkesen e Ministres per punesimin e saj, duke e shkarkuar. Fituesit e 5 me te mireve sipas portalit duhet te zgjidhnin ku te donin te jepnin mesim, por mesueses Antonela Zotkaj nuk i dhane asnje shans per kete pune dhe arsyeja e vetme e gjithe kesaj zallamahije eshte bindja e saj ndryshe nga e kryeministrit.

Tentoi serish ti shkruaj kryeministrit tek profili i tij per arsyet e moszbatimit te urdherit te Ministres nga Drejtoresha e rrethit dhe si pergjigje mori te njejten.

Harxho vetem 3 min dhe shkruaji portalit-i pergjigjej Rama shqetesimit te saj dhe harronte se ishte po vete portali i tij qe i kishte dhene te drejte dhe e kthente ne pune.

Teksa kryeministri raporton me ngazellim shifrat e INSTAT ku sipas ketij institucioni ne varesi te tij kemi renie te papunesise, nga ana tjeter shifrat e “arratisjes” nga ky vend jane alarmante.

Ja dhe komenti i mesueses dhe pergjigja e kryeministrit.

Edi Rama Grafiku eshte i INSTAT-it zonje dhe eshte i konfirmuar edhe nga Banka Boterore apo edhe keta genjeshtare e servila thua?! Ndersa per sa i perket ankeses suaj, mjafton te shkruani tek shqiperiaqeduam.al dhe verifikohet gjithcka brenda 10 ditesh maksimumi, e nese ju keni te drejte merrni te drejten ndersa kush u ka hyre ne hak, nese vertete ju ka hyre ne hak, penalizohet! 3 minuta duhen per ta provuar kete qe ju thashe😊

2

Antonela Zotkaj Te drejten time vetem ju mund ta gjeni.
Une nuk di me cfare te bej.
Dergo perfaqesues te MASH te verifikojne dosjen time.
Kaq kerkoj te besh asgje me shume.
Une nuk ankohem kot.
Dua te drejten time!

SPRINT.AL