Bujar Asqeriu: S’ka vend të botës ku Kryeministri hyn në konflikt me artistët.

Aktori i njohur i teatrit dhe i kinemasë, Bujar Asqeriu, shpreson se deputetët socialistë nuk do ta votojnë draftin e qeverisë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Asqeriu i sheh vendimmarrjet arrogante të Kryeministrit si elementë të diktaturës.

Sipas tij, Presidenti francez Macron s’do guxonte kurrë të rrafshonte Komedinë franceze për asnjë tjetër projekt. I pyetur per projektligjin me te fundit te qeverise qe i hap rruge prishjes se godines se TK dhe ngritjes së një kompleksi kullash nga një firmë private bashkë me teatrin, Asqeriu thote se lajmi i ka ardhur ne menyre te befte.

“Sigurisht si të gjithë artistët ky lajm na erdhi në mënyrë të beftë dhe të papritur, ky vendim i njëanshëm dhe apriori që do t’i çohet Parlamentit. Unë jam i bindur se Parlamenti nuk do ta votojë këtë ligj, sepse ndër deputetët edhe të maxhorancës, unë mendoj se ka qytetarë, ka njerëz me shpirt prej artisti të cilët do të mbështesin propozimin e artistëve shqiptarë për mosshembjen e institucionit të kujtesës, kulturës dhe traditës shqiptare”, thote ai.

Sipas tij, ata nuk mund të bëhen pjesë e një krimi kulturor.

“Prandaj, unë mendoj se ky draft nuk do të miratohet dhe më vjen keq se qeveria shqiptare nuk ka zemërgjerësinë që të dëgjojë zërin e artistëve shqiptarë. Një qeveri që hyn në konflikt me artistët, është një qeveri që i ka ardhur fundi, nuk ka ku të shkojë më. Nuk ka vend të botës që artistët të konfliktohen me qeverinë. Ky konflikt ka ndodhur dhe më parë kur Kryeministri Edi Rama ishte ministër Kulture dhe atëherë kanë fituar artistët. Unë kam mendimin absolut se artistët janë më të respektuar dhe më të dashur nga publiku sesa politikanët që na drejtojnë”- thote ai. /Panorama