Levante nxjerr në shitje Sadikun

Kështu shkruan prestigjiozja spanjolle “Marca” në lidhje me situatën e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, që u transferuar në janar nga Legia e Varshavës te skuadra valenciane. Në analizën e “Marca”-s shkruhet se trajneri Paco Lopez ka një plan për sulmin, por në këtë plan nuk bën pjesë Sadiku, ndaj klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë ofertat për të.

Boateng dhe Roger janë dy elementët kryesorë të repartit të avancuar ku do të mbështetet trajneri, ndërkohë që kërkohen dhe dy sulmues cilësorë në merkato.

Sadiku, që ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 e ka të qartë situatën ku ndodhet, ndaj klubi kërkon ta largojë ose duke e shitur, osë në formë huazimi.

Të ardhmen e Sadikut do ta vendosin ofertat që do të vijnë te Levante për kartonin e tij. Sigurisht nëse nuk ofrohet shuma e duhur, sulmuesi mund të qëndrojë, por qëllimi kryesor i Levantes është të gjejë blerës për të.