Banorët bllokojnë rrugën e Valbonës. FOTO

Banorë të Dragobisë në Tropojë janë organizuar mëngjesin e sotëm në një tubim dhe kanë bllokuar rrugën nacionale Bajram Curri-Tropojë. Siç shihet edhe në fotot e postuara në rrjetet sociale, fëmijë, të rinj e të moshuar janë ulur në rrugë në shenjë proteste ndaj shpërthimeve që kanë ndodhur ditën e djeshme në vendin ku po ndertohen HEC-et.

Masivë shkëmborë janë shkëputur nga mali pas shpërthimeve duke dëmtuar shtëpitë e banorëve të lagjes Metaliaj në Dragobi. Protesta ka nisur në orën 07:00 dhe banorët nuk lëvizin nga rruga, pa u arritur marrëveshja për ndalimin e shpërthimeve në zonë.

Kujtojmë se në parkun kombëtar të Valbonës, që vizitohet nga mijëra turist çdo vit janë dhënë një sërë lejesh për ndërtimin e HEC-ve ç’ka po dëmtojmë rëndë jo vetëm natyrën por po vështirësojnë edhe jeten e banorëve të kësaj zone.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author