“Rrugës për tek venat e mia”- Poezi nga Anjeza Duro

0
PLASËM

Dhe nuk e zbutëm dot kalin e bardhë

Turfullimin nuk ia shtruam dot ndër damarë

Sa i ngushtë duket gjoksi para vrapit të tij

Patkonjtë asnjëherë si një ditë më parë

 

As kur përplasim portat brenda heshtjeve tona

Zemër-etur për distancat prehëse të vetmisë;

Pas mijëra kilometrash harrese

Cdo fllad lëngon sërish për atë krifë

 

As netëve

Kur hëna e plotë

Prej vapes përton të pulitë sytë

Dhe gjinkallat trullosur piskamin mbi dritare

Fusha mes nesh nuk ra në qetësi

 

Mbytur prej së largu hingëllimës

Ende kercet në heshtje

I egri

Troku i pashtruar I tij

 

©Anjeza Duro Toronto January 2012

Rezultate imazhesh për kal i bardhe

 

NË BOTËN TIME

Ne boten time te ujshme

Zambaket celin bardhesisht cepit te syrit

Aty ku njerezimi mbledh stuhite

Ne pika loti

Dhe meson tejposhte t’i rrokullise

 

Ne boten time te ajrit

Pellumbat shtrijne krahet

Deri tek me e zbehta rreze e diellit

Per te vetmin shtegetim te tyre te mundshem

Ate drejt qiellit

 

Ne boten time te zjarrit

Kam vetem nje shpirt

Qe digjet ndane vatres

Se kesaj gjenerate pa flatra

Dhe Aferditen

Qe nder buze

Mban portat e parajses

 

 

Ne boten time gjen gjithcka

Mungesen e tokes te paren.

 

©Anjeza Duro  Toronto, December 2011

Fotografia e Anjeza Duro

ZHVISHEM

Zhvishem ndane se njejtes peme

Ku mjerisht vesha turpin mijera vjet me pare

Dhe ruaj vec gjethen mbi seksin tim

 

Jam krejt une!

 

Rete vazhdojne te kullojne gjak nder vijat e fatit

Coroditur prej dehjes dhe orgjive pafund

Me ate diell qe lind i pafaj pellembes sime

Per t’u shkrumbuar me pas nder thonj te shumuar,

Mes shekujsht te ngrire,

Ne hi

 

Si atehere,

Ndjej pyetjet

Te shkrijne heshtjen

Nen gjuhe!

 

Qiejt e syrit hapen lart,

Tek AI.

Virgjerisht pikon Fjala tek une!

 

©Anjeza Duro  Toronto  January 2012

Fotografia e Anjeza Duro

 

BATICË

Ti rreshqet brenda meje me urine

E rrenjes per thellesine e nxehte te tokes

 

Pa harruar asnjehere

Perskuqjen tende te zjarrte

Shtrenguar unaze prej henes se thyer

Ne njemije plotesite e saj

Rreth bebes te syrit tend blu

 

Pa u kujtuar kurre t’u kerkosh ndjese

Dallgeve te detit

Qe permbledh egersisht ne baticen tende

Ngritjes se saj turfulluese

Deri ketu

 

E kur terhiqesh ne mengjez

Vale e tulatur, lepijshem tatepjete shkembit,

Asnjehere nuk harron te ujitesh

Orkidet qe ke mbjelle reflektimit te nates

Mbi vesen e gjoksit tim

 

Ne oazet qumeshtore te dunave te mia

Te zhvirgjerosh deri ne peshperitjen e fundit

Lutjen e brishte te etjes sate,

Pakthim

 

© Anjeza Duro   Toronto, December 5, 2011

Fotografia e Anjeza Duro

 

DRITHËROHEM

Te pelqen

Te me ndezesh

Si qirinjte mbi komo

Me diejte qe mban mes qerpikesh,

Te lesh pergjysem

Shkendijash

Tik-takun e rremujshem te zemres

Tek ngjitesh Zenit

Per t’i shpetuar asaj dhe ajrit

Ne tokesine e tyre,

Per t’u etur kraterit tim

Perpara se te ri-ikesh.

 

Pak me lart,

Asgje nuk me kujton me

Ekzistencen time.

Toka hesht.

Atje ku takohen parajsa dhe ferri

Mbeshtes koken mes puplash.

Ti djeg,

Oh sa djeg!

 

Ndaj me pelqen

Te buzeqesh kur me sheh

Tek floket heshtaz rreshqas mes gishtash

E nen veshtrimin tend drite-hije

Kurverueshem

Engjellueshem

Filloj t’i kreh…

 

Ndaj dritherohem

Te jem aq lart,

 

Fare prane Zenit tend,

Nje frymedhenie larg Jetes,

Nese

Kapricot e kohes me ushqejne

Ate cast

Me pakez

Fare pakez fat..!

©Anjeza Duro  Toronto  October 2011

 

ZEUSI IM

Me pervelo pra,

Zeusi im,

me ata sy depertues,

te embel.

Me ate trup gjithe muskuj

me bej shkrumb,

ndizme zjarre

qe vershojne ne cdo vene,

lepijne cdo pike gjaku,

dhe lumturisht,

prej ledhatimit tend,

rilindin mijera diej

ne qelizen e perflakur.

 

 

Me ler te shkoj ngadale gishtat e mia

mbi keta krahe te forte

qe mbeshtjellin belin tim,

Mbi gjoksin mashkullor,

ku syri im kerkon te prehet

– per te lindur Enderrimin

rreshqitshem,

marramendshem,

ethshem –

dhe nenshtrimi mrekullon me teper se liria.

 

 

Aroma e lekures sate,

shpirt, me jep uri!!!

Me intrigon

ne darke puthjesh,

perpelitjesh,

braktisje,

ne ngopje skllaveruese,,,

Papermbajtshem me derdh,

ne ujevara

qe prehjen kerkojne ne afshin tend,

teksa zbret mbi buzet e mia te lengshme,

per te shuar etjen e eger,

te brishte,

endacake,

te pafre…                      

Copyright@Jan.2010 Anjeza Duro. All rights reserved. (:)

RRUGËS PËR TEK VENAT E MIA

Si nje tigreshe ne oren e urise

Shkelmoj durimin rreth meje,

Etja ime ka nevoje te shkoje atje.

Turfulloj,

Era e gjakut me ndjell ngultas

rruges per tek venat e mia.

Atje ku minutat,

te vogla,

te brishta,

flirtojne

me lozonjare se kurre…

Atje,

ku sekondat,

me ikanake se kurre

perkedhelen,

perpeliten ne epsh me jeten,

e mes renkimesh te buta

shkrihen,

per t’i ngjizur flake perjetesise.

 

Dal jashte,

shoh diell,

mbushem me ajer mengjesi

E lehte,

gjithnje e me e lehte,

ajrore,

. . .

Ahhhh!

Me pelqeka mbi trupin tim,

kjo arome sperme e kohes!

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author