Kupa e Botës/ Ylli i Seleçaos dëmtohet dhe shpërthen në lot. Foto

0

Sulmuesi i talentuar është dëmtuar në stërvitje pas një dyluftimi me shokun e ekipi Tiago Silva. Mbrojtësi i PSG-së, ndërsa ishin duke luajtur në mënyrë të pavullnetshme e shkeli atë në kavilie, duke i shkaktuar dhimbje.

Ai kërkoi ndihmën e mjekëve që i shkuan menjëherë dhe nisën të kontrollonin dëmtimin, ndërkohë që nuk ka mundur t’i mbajë dhe lotët nga dhimbjet. Mjekët kanë lidhur kavilien e ënjtur, ndërkohë që priten edhe kontrolle të tjera për të parë shkallën e dëmtimit.

Federata Braziliane e futbollit ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë rast, ndërsa shqetësimi është rritur te fansat e “Seleçaos”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author