PD e LSI bojkotojnë Këshillin Bashkiak

Aktualitet

Këshilltarët e opozitës, PD dhe LSI kanë bojkototuar edhe sot mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Tiranë. Ata thanë se të gjitha vendimet që merr ky këshill janë të paligjshme sepse 6 anëtarë të mazhorancës janë aty pa mandat.

Po kështu kreu i grupit të PD, Collaku tha se “do mbajmë marrëdhënie të kushtëzuara me këshillin bashkiak pasi 6 këshilltarëve të mazhorancës u është hequr mandati nga gjykata”.

Po kaq ata ngritën me shqetësim rritjen e çmimit të ujit për banorët e Tiranës. E vetmja zgjidhje thanë këshilltarët e PD, është ta padisim në gjykatë.

“Çështja e dytë që do doja ta bëja publike është fatura e kripur e UKT. Qytetarët paguajnë në mënyrë të rëndë taksa të ngritura nga kjo bashki. Grupi i këshilltarëve do ta çojë në gjykatën e Tiranës. Çdo qytetar i Tiranës duhet të shkojë në gjykatë me faturën e ujit”, tha ai. /Opinion.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *