Basha: Kushtetutën e shkatërruat në 16 dhjetor. VIDEO

Lulzim Basha e ka sulmuar nga Kuvendi sot edhe Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku, duke e konsideruar “kukull” në shërbim të interesave të kryeministrit Edi Rama për kapjen e sistemit të drejtësisë e konkretisht, lirimin e Saimir Tahirit dhe shpëtimin  e Xhafajve.

Nga deklarata e kreut të opozitës, Lulzim Bashës sot në Kuvend, debati me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin:

Basha: Z. Ruçi! Ju flisni për një realitet që ekziston vetëm në kokën tuaj!  As në këtë sallë, as në këtë vend, në asnjë qytet dhe në as fshat, nuk vepron më as ligji dhe as Kushtetuta! Këtu në këtë sallë e keni “therur” Kushtetutën më 16 dhjetor për të emëruar “kukullën” tuaj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, duke dhunuar reformën në drejtësi për të vënë në krye të Prokurorisë një njeri, i cili të garantonte atë që po ndodh: lirimin e Saimir Tahirit, shkatërrimin e hetimeve, provave, ekstradimin e paligjshëm të dëshmitarëve të çështjes, për të bllokuar dhe mbrojtur me çdo kusht Agron Xhafajn, Fatmir Xhafajn, sepse, kjo është e vetmja mënyrë sesi mund të mbrohet kreu i kësaj pune, kreu i  “Kupolës” – Edi Rama”!/arsh/SYRI.NET