Basha – Braçes në Kuvend: Pusho, zar i bandave të Lushnjës”. VIDEO

Seanca Plenare në Kuvend është shoqëruar me konflikte dhe përplasje mes Mazhorancës dhe Opozitës. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ka ndërpresë 3 herë seancën ditën e sotme, gjatë kohës kur fjalën në foltore e kishte krye demokrati Lulzim Basha.

Në mes të zhurmës dhe kaosit ka spikatur thirrja e deputetit socialist Erion Braçe drejtuar Bashës, që të largohej nga foltorja, por Basha reagoi rreptë dhe kërcënues.

Teksa i kërkonte Ruçit të pezullonte seancën ose të thërriste Ramën dhe Xhafaj, Basha u detyrua të ndërpresë fjalën për t’iu drejtuar Braçes:  “….Me skenarin e komplotit kriminal në të cilin po zhyten ditë për ditë dhe në raport me pengesën që i kanë vënë aspiratës së shqiptarëve për integrimin europian! Ti pusho, mos fol nga vendi! Mos bëj trimin këtu! Pusho! Qepe gojën!qepe gojën! Hajde këtu, hajd…!”

Braçe ka thirrur nga vendi ku ishte ulur…”Ti ke vrarë njerëz”!

Por Basha i është kundërpërgjgijur:  “Zar i bandave të Lushnjes, pusho! Hajde, hajde këtu! Ta tregoj unë ty! Zar i bandave të Lushnjes!” ka përforcuar ai.

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë.

Posted by Lulzim Basha on Thursday, June 7, 2018