Botërori 2018/ 8 lojtarë kapen në festa të çmendura me prostituta dhe alkool

0

Ky është skandali që ka ndezur Meksikën vetëm pak ditë para fillimit të Botërorit.

Sipas revistës “TV Notas”, pas miqësores me Skocinë në stadiumin “Azteka”, që u fitua 1-0 nga vendasit, lojtarët e skuadrës “Tricolor” kanë organizuar një festë private në kryeqytet, ku kanë konsumuar pa masë alkool në shoqërinë e prostitutave të rangut të lartë në këmbim të një shume të madhe parash.

Festa mësohet se ka zgjatur deri në mëngjes, me prostitutat që hynin e dilnin nga ambienti ku po festonin 8 lojtarët e Meksikës.

Janë zbuluar madje edhe emrat e lojtarëve që festuan në mënyrë të shfrenuar.

Ata janë: Memo Ochoa, Carlos Salcedo, Hector Herrera, Jesus Gallardo, vëllezërit Giovani e Jonathan Dos Santos, Raul Jiménez dhe Marco Fabían.

Aktualisht, të gjithë të grumbulluar me kombëtaren në Danimarkë, ku më 9 qershor do të luajnë miqësoren e fundit para Botërorit me Rusinë.

Meksika do të debutojë në “Rusi 2018” me Gjermaninë më 17 qershor.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author