E KREJ Ç’KA DIME DO BEHET HI.
E krejt çka dime do behet hi.
E krejt çka duam do behet pluhur…
Vetem nje lot do lypi sy,
Kujtesa zemres do i puthe duart…
Zoti im, qe me ke krijuar
Me trup e shpirt si dy te huaj
Qe rrugen gjejne te perqafuar
Ti boten time vish me shprese
Nga ajo fryme qe çdo mengjes
Avujt i ngre e qiejt zbret
Per ne folene ku syri sheh
Si rritet jeta, por dhe si vdes…
E mira iken, e mira vjen,
E keqja eshte nje gjemb qe dhemb
Ne trup te endrres qe veten sheh
Ne udhekryqe pa atdhe‘
Ku zogjte jane flatra pa fole
E cdo gje tjeter kane veç teje
O Zoti im, qe fryme me dhe…
Ti mos më lër…
Ti mos më lër…
KUR TE VDES
Kur te vdes, dua te jem ne rruge
Duke pare diellin sesi bie pas malit
Te mbahem tek horizonti para se te bie ne gjunje
E fjalen e fundit t’ja them vec Zotit.
Kur te vdes dua te jem duke ecur
Hapi i fundit do te jete si i pari
Dhe qeshjen e dua veshur, dhe pershendetjen
Ta kem drite te paster.
Dhe nese vetem do te jem apo me njerez
Vdekja eshte nje kujtim feminie:
Te biesh do te thote te ngrihesh perseri
Po aq i lumtur, i pafajshem, i dlire…
Vetem rruga ndryshon. Cdo hap qe une hedh
Eshte nje rruge e re dhe e panjohur.
Kur te vdes dua te jem duke ardhur, jo duke ikur
Aty ku kam dashur te jem gjithmone.
Fati eshte me ata qe udhetojne.
Zoti me ndihmofte…
Me gishtat e drites mbi uje ma shkrove emrin
Tash edhe po te mbytem, do te mbytem si drita….
Gojzat e liqenit jane prej mendafshi e ajri
Si lekura jote kur ma puth emrin.
Pranvera e ka prekjen e kalter. Ti e ke njelloj…
Neper zerat e zogjve lundron malli per ty.
Dielli eshte direku i cdo anije; ne mengjes
I nisi te te gjejne e te m’i kthejne syte…
Tash edhe po te mbytem, le te mbytem
Si drita…
