ShkrimeTe tjera

Nga Artur Roshi/ Opozitarizmi si proces

Protesta e opozitës është objekti politik rreth së cilës është orientuar debati i opinionit publik këto dy ditë. Ka dy këndvështrime njëri është pjesëmarrja dhe tjetri është arritja e qëllimit të saj. Opinionet afër qeverisë mundohen ta paraqesin si një gjë mekanike , si pjesëmarrjen ,si qëllimin e protestës. Pjesëmarrjen e shohin si numur në sasi,dhe qëllimin si largim të qeverisë në momentin që zhvillohet protesta. Kjo do të thotë se në vendet e pazhvilluara, përfshirë vendin tonë, gjërat bëhen vetëm duke përçuar emocion të dretpërdrejtë në këtë rast tek qeveria ndryshe gjërat nuk lëvizin. Në vëndet e zhvilluara gjërat lëvizin nëpërmjet perceptimit të publikut (qytetarëve), që verifikohet nga sondazhe në situata të ndryshme dhe kohë periodike të caktuar.

Protesta është një mjet reagimi energjik që lë më shumë gjurmë në memorien e qytetarëve, sidomos kur mbështetet mbi moralin e shoqërisë që duam. Në këtë kuptim protesta e opozitës ishte e sukseshme. Kjo ishte një protestë e thirrur nga opozita dhe jo një revoltë që vjen e paplanifikuar. Protesta ishte popullore sepse kishte një numur të konsiderueshëm njerëzish që e mbështetën. Qëllimi i saj ishte të ravijëzonte rrënimin e moralit të qeverisjes për shkak të implikimeve të saj me trafikun i cili nuk garanton zgjedhje të lira dhe votën e lirë. Rezultati i protestës ndikon në zgjedhjet parlamentare që vijnë për qytetarët e një vendi që duan të ndjekin praktikat perëndimore dhe jo tek uzurpimi i zyrave të qeverisë, që janë kartiget e qeverisë, por jo qeveria.

Qeveria në vendet demokratike është institucion që ngrihet mbi zgjedhjet e lira,prandaj problemi themelor i Opozitës është garantimi i votës së lirë nëpërmjet një kodi zgjedhor të drejtë për çdo subjekt politik. Kjo është pika e startimit të shpresës së çdo opozitari. Liria ka vetë në përbërjen e saj kohezionin e fuqisë goditëse ndaj realitetit që qeveria ka krijuar me varfërimin dhe mjerimin e shqiptarëve duke favorizuar trafikun e drogës. Tani e kanë kuptuar të gjithë se përveç politikave të taksave të larta, edhe paratë e trafikut, fundosin ekonominë në tërësi. Opoztarizmi është një proces i vazhdueshëm në harkun kohor midis dy zgjedhjeve parlamentare të njëpasnjëshme, ku protestat janë një hallkë përbërëse të këtij procesi dhe nuk janë magjia që sjellin çudinë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?