Zbardhen emrat e togave të zeza, që do të vendosin për fatin e Saimir Tahirit

Aktualitet

Janë zbardhur emrat e togave të zeza, që do të vendosin për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në vazhdim. Do të qëndrojë në arrest shtëpie, do të lirohet, apo do të marrë një masë edhe më të rëndë.

Treshja e gjyqtarëve të Apelit për Krime të Rënda që do të vendosë sot në seancën e orës 13.00 për Saimir Tahirit, është thuajse e njëjtë me atë që i ktheu pasaportat që i ishin bllokuar nga Shkalla e Parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Kryesuese është Saida Dollani, ndërsa anëtarë janë Sokol Binaj e Fehmi Petku. Ky i fundit zëvendëson anëtaren e mëparshme, Nertina Kosova, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihet se cilit prej gjyqtarëve i referohet konkretisht ambasadori Donald Lu, kur shprehet se u janë ofruar ryshfete apo janë nën presion.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu tha se gjykatës po i bëhen presione dhe kërcënime, por edhe tentativa për ta blerë për këtë çështje.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë Donald Lu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?