Rama largohet nga Tirana/ Frikë nga protesta e opozitës. Ja ku ka shkuar

Aktualitet

“Kryeministri Rama planifikon largimin nga Tirana duke shmangur protestën e opozitës që pritet të nisë në orën 11:00 dhe ende nuk ka një orë përfundimi… Ashtu si në dy protestat e tjera të mëparshme, atë të Kukësit, ku Rama u “strehua” në Vlorë, këtë radhë ka zgjedhur Qarkun e Beratit, ku pritet të shkojë në Skrapar.

Ky lajm konformohet nga burime pranë qeverisë dhe nga zyrtarë lokal të Qarkut të Beratit, të cilët kanë nisur prej dy ditësh parapërgatitjet për të pritur “komandantin”. Por më shumë se një tur informues nëpër Shqipëri, Rama e ka zgjedhur këtë mënyrë për t’u shmangur nga protesta e 26 majit. Opozita ka deklaruar se do të jetë paqësore, por gjithçka varet nga zhvillimet e fundit, ku është paralajmëruar se mund të ketë të tjera video kompromentuese për anëtarët e kabinetit qeveritar të Ramës.

Nuk është hera e parë, që kryeministri zgjedh të largohet sa më larg vendit ku zhvillohen protestat. Në protestën e zhvilluar në Tunelin e Kalimashit, kreu i qeverisë zgjodhi të vizitonte Vlorën. Ndërsa protestuesit e acaruar nga vendosja e taksës në “Rrugën e Kombit” digjnin sportelet që mblidhnin taksën, Rama fliste në Vlorë për zhvillimin e kësaj zone. Gjithashtu edhe tre ditë më vonë, kur protesta e kuksianeve u zhvendos pranë Gjykatës së Tiranës, Rama u “arratis” sërish dhe gjeti “strehë” po në Vlorë.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?