Protesta/ Dhjetëra furgon policie nga veriu nisen drejt kryeqytetit. Video

‘Fax News’ raporton se me dhjetëra furgon policie janë nisur nga veriu drejt kryeqytetit. Nuk dihet nëse do të ketë përplasje me policinë të protestuesve, pasi nga deklaratat e eksponentëve të PD-së është thënë se tubimi do të hetë paqësor.

Ndërkohë që policia ka ngritur postbllok dhe në Shkodër.

Por PD nuk ka dhënën shumë detaje për protestën, përveç se nga kërkesa e ridërguar në polici, PD ka marrë leje 4 orë për zhvillimin e protestës. Ndërkohë që indiciet për dhunë herë pas herë nuk kanë munguar, ku është thënë se qytetarët do ti prijnë tubimit. Gjithçka mbetet për tu parë.

Policia nga ana tjetër në deklratën e saj të djeshme ka thënë se nuk do të lejojë dhunë.

Sipas të dhënëve të fundit nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë janë nisur me mijëra qytetarë për të protestuar.

Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 11:00 ashtu siç ishte paralajmëruar, ndërkohë që qytetarët nga rrethet kanë filluar që të nisen drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në tubim

Kështu nga Gjirokastra janë nisur 5 autobusë, ndryshe nga protesta e fundit këtë here vihet re pjesëmarrje më e madhe e banorëve të qarkut të Gjirokasrës.

Sa u përket rretheve të tjera, deri tani sipas të dhënAve 12 makina janë nisur nga Përmeti, 12 gjithashtu nga Tepelena dhe një autobus, nga Memaliaj 6 makina të vogla.

Rreth 1500 persona janë nisur nga Vlora drejt Tiranës. 10 autobusë jane nisur nga rrethi i Vlorës me protestues.

Nga Kukësi drejt Tiranës janë nisur 800 protestues, nga Hasi 300 dhe nga Tropoja 200 protestues.

Nga Shkodra Partia Demokratike e ketij qyteti deklaron se do nisen 2000 protestues, 4000 nga i gjithe qarku. 10 autobusë janë në dispozicion. Nuk ka munguar dhe ironia ku në njërin prej aautobusëve, duke iu referuar audio-përgjimit të fundit, shkruhen shprehje “na prit pasha” e tjerë.

Nga Durrësi nisjet po bëhen të rëalizuar kryesisht me mjete private. Rreth 8 autobusë për zonat periferike të qytetit si Këneta, Plazhi, Spitalla. Të dy subjektet opozitare nisjet po i bëjnë të pavarura nga njëra tjetra. PD thotë se do nisen: 2000 persona, ndërsa LSI, 500.

Te dhënat për qarkun e Fierit. Sipas degës së PD-së Fierit do të nisen prej ketej rreth 2000 protestues. Sipas deges se PD Mallakastër rreth 400 protestues dhe sipas degës së Lushnjës, prej këtij rrethi do nisen me shume se 1000 protestues.

Nga rrethi i Krujës rreth 1500 qytetarë janë nisur me makina private drejt Tiranës.

Nga Elbasani pritet të vijnë 4000 mijë protestues.

Të ndara në bashki:

Ne Elbasan nisen  2 mije protestues.

Prrenjas: 300 protestues

Librazhd: 200 protestues

Cërrik: 800 protestues

Peqin: 400 protestues

Gramsh: 150 protestues

Belsh: 150 protestues

Nga Lezha do të ketë 1500 protestues kryesisht me makina private, dhe dy autobusë. Nga Gjirokastra janë nisur 5 autobusë, ndryshe nga protesta e fundit këtë here vihet re pjesëmarrje më e madhe e banorëve të qarkut të Gjirokasrës.

Sa u përket rretheve të tjera, deri tani sipas të dhënave 12 makina janë nisur nga Përmeti, 12 gjithashtu nga Tepelena dhe një autobus, nga Memaliaj 6 makina të vogla.

Ndërkohë nga Korça pritet pjesëmarrje e ulët pasi mungon organizimi i mirfilltë nga opozita.

Burime pranë PD bëjne me dije se qytetarët i janë drejtuar kryeqytetit me mjete të vogla. Pritej një pjesemarrje masive por sipas tyre presioni nga qeveria nuk ka lejuar organizimin në masë me autobusë. Ndërkohe, burime nga LSI thonë se drejt Tiranës janë nisur rreth 500 protestues ku 100 prej tyre janë nga qyteti i Pogradecit dhe pjesa tjetër nga Korçës.

(B.H/Faxweb)

1 1 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments