Ikën dhe Vlahutin/ Ja kush është ambasadori i ri i BE në Shqipëri.

0

Bashkimi Europian ka emëruar ambasadorin e ri të BE-së në Shqipëri.

Pas përfundimit të mandatit të kroates, Romana Vlahutin, BE ka zgjedhur një personalitet të spikatur për ta sjellë në Shqipëri.

Kjo për faktin se nga Shqipëria në katër e vitet e fundit ka pasur qëndrime të ndryshme në lidhje me problemet që ka pasur vendi ynë.

Bashkimi Europian ka vendosur që të Tiranë të rikthejë sërish një italian në krye të delegacionit të BE-së, shkruan SYRI.net.

Ai është Luigji Soreca, thanë për SYRI.net burime diplomatike. Ky i fundit është një dashamirës i Shqipërisë dhe ka ndihmuar shumë vendin tonë në procesin e liberalizimit të vizave.

 

Por kur është ambasadori i ri i BE-së në Tiranë:

Luigi Soreca ka mbajtur detyra të ndryshme në BE.

Ai është Drejtor për Sigurinë në DG HOME.

Drejtoria e tij kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Ai dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e Axhendës Evropane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, promovon bashkëpunimin në zbatimin e ligjit në nivel evropian, edhe me ndihmën e EUROPOL e CEPOL.

Drejtoria është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.

Falë përvojës në Çështjet Ndërkombëtare dhe Partneritetit të Lëvizjes, Luigi Soreca negocioi dhe përfundoi Partneritetin e Lëvizjes me Marokun e Tunizinë më 2012-2013 dhe ka qenë në krye të koordinimit të Dialogut për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda kuadrit të Partneritet Lindor dhe me Federatën Ruse.

Ai ishte përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Përqasjes Globale për Migracionin dhe Lëvizjen (GAMM) si dhe për aspekte të tjerë ndërkombëtarë të migracionit.

Zoti Soreca ka dhënë leksione ligji në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Itaisë për gjashtë vjet para se të bashkohej me Komisionin më 1998. Ai flet rrjedhshëm italisht, frëngjisht, anglisht e spanjisht.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author