Erl Kodra/ Nga burime të besueshme…

0

Në Gusht të 2017-tës, në Karaburun Agron Geron Xhafa u dha një goditje “të vogël” Organizatës Habilaj, me një sasi prej 1200 kg hashash. Kjo ishte shenja e parë se diçka serioze ka ndryshuar përfundimisht në marrëdheniet mes dy organizatave që sot zotërojnë qytetin e Vlorës dhe jo vetëm. Sipas indicieve të besueshme, në fakt lufta në prapavijë është shumë më e thellë se sa kaq; fjala është për kontrollin e heroinës dhe kokainës, ku pikë kyçe është Elbasani, me njerëz influent dhe pushtet absolut, mbase ndër pushtetet më okulte që ka patur ndonjëherë ky vend.

Ata që kryen grabitjen e Karaburunit, u “vetofruan” për të vendosur paqen mes Habilajve dhe Geron Agron Xhafës. Në të vërtetë, ky “pajtim” ishte pjesë e planit të mirëmenduar për të fundosur përfundimisht këtë të fundit. Për këtë qëllim, jo rastësisht u zgjodh grupi i Shtatë Pallateve, pjestarët e të cilit janë të njohur për sadizmin e tyre ekstrem. Grupi i Shtatë Pallateve, kanë një CV të pasur kriminale, që tek shantazhi e deri tek vrasjet, të cilat nuk janë hetuar ndonjëherë.
Ne fillim te Tetorit 2017, në një lokal tek Shkolla e Marinës, Nazer Seiti, në shoqërinë e një shtetasi të huaj që prezantohej si Oficer i Guardia di Finanza, janë takuar me dy pjestarë të grupit të Shtatë Pallateve, me iniciale A dhe H, ku është biseduar me hollësi se si mund të goditet Agron Geron Xhafa dhe grupi i tij.

Aty është premtuar se pagesa do të bëhet në formë fizike; “një bukë e bardhë” me pastërti maksimale. Pas kësaj bisede paraprake, tre fouristrada janë nisur për në Kuç të Vlorës, ku personazhet e mësipërm janë takuar me Artan Habilaj. Ky takim është bërë për të njëjtin qëllim; fundosjen përfundimtare të Agron Geron Xhafës dhe organizatës së tij.

Në këtë lojë janë edhe Orest Sota dhe Saimir Tahiri, i cili u arrestua me 860.000 euro në Elbasan, një qytet dhe pikë nevralgjike prej nga ka nisur e gjithë kjo histori, ku dominon portreti i një Buratini, i cili, sipas burimeve të sigurta, është njeriu çelës që komandon të gjithë debilat e politikës së majtë, të zhytur deri në grykë në drogë dhe krim të organizuar. Fjala është për Lalë Krosin.

Një detaj interesant; përgjimi i Agron Geron Xhafaj është bërë me orë dore, jo me një stilolaps. Në të vërtetë, përgjimi ka ndodhur, ka qenë real, por i mbikqyrur nga struktura të tjera, të paktën dy herë. Personazhet që kanë kryer përgjimin kanë qenë të bindur se po bëjnë thjeshtë punë investigative gazetareske.

PS. Burimet tregojnë se ujrat janë trazuar aq keq, sa trafiku i hashashit tashmë duket një lojë fëmijësh. Lufta e vërtetë akoma nuk ka nisur mirë; është fjala për Luftën Reale ku ata që hanë plumbin vdesin me të vërtetë. Kësaj rradhe nuk do të ketë vetëm viktima- ushtarë, por edhe Gjeneralë. Kjo situatë, po i nxjerr kukudhët nga strofka.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author