Erjona Sulejmani “pushton” ishullin grek. Foto

Pas ndarjes nga Blerim Xhemaili u përfol nga mediat italiane për një lidhje të Erjona Sulejmanit me një basketbollist, por duket se të paktën në këtë udhëtim bukuroshja shkodrane është vetëm.

Në fotot që ka publikuar në Instagram nga pushimet në Mykonos, ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili, është në shoqërinë e miqve të saj, mes të cilëve edhe ish-banori i Big Brother, Klodi. Edhe këtë herë në Greqi, bukuroshja shqiptare ka treguar linjat e saj për t’u patur zili.