Ylli serb i muzikës pop/ Yjet shqiptare po dominojnë skenën botërore. VIDEO

Aktualitet

Ylli serb i muzikës pop, Jelena Karleusa, ka dhënë për herë të parë intervistë për një media shqiptare.

Është emisioni që ka për autore Liberta Spahiun, “Prive” që ka udhëtuar drejt Beogradit për të realizuar një intervistë të pazakontë me yllin serb.

Mes tjerash, në këtë intervistë Jelena personalisht pranon se i pëlqen shumë Bebe Rexha.
Po ashtu, këngëtarja pranon se yjet shqiptare po dominojnë skenën botërore të muzikës dhe se sipas saj ka adhurues të shumtë në Beograd që kanë tejkaluar konfliktet politike duke përqafuar muzikën.

Jelena

Jelena shton se ajo dhe të gjitha talentet tjera të Ballkanit duhet të përkushtohen për të bërë mirë dhe për të harruar luftën dhe konfliktet mes popujve.

Këngëtarja jeton mes Beogradit dhe Stambollit pasi është e martuar me futbollistin Dusko Tosic i cili luan në Turqi.

Jelena në fund mori edhe një dhuratë me thëniet nga Nëna Terezë dhe ajo pranoi se e di se ajo është shqiptare.

Jelena 3

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?