Kërpaçi: Kryeministri duhet të iki dhe të mos kthehet më

Lëvizja Rinore për Integrim prej disa ditësh kanë nisur organizimin për protestën e opozitës, më 26 maj para Kryeministrisë. Deputetja e LSI-së dhe kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi në një intervistë për “Koha Jonë” deklaron se mesazhi i të rinjve në këtë tubim është për kryeministrin Edi Rama.

“Të rinjtë kanë një mesazh të qartë që Edi Rama të iki e të mos kthehet më!”,- shprehet Floida Kërpaçi. Deputetja e LSI-së deklaron se shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë kanë me dhjetëra arsye për të qenë pjesë e protestës kundër qeverisë.

Ajo shprehet se tubimi i së shtunës është një reagim ndaj keqqeverisjes, krimit dhe humbjes së shpresës së të rinjve. “E gjithë struktura e LRI do të jetë në protestë për të bërë të pamundurën që zëri i rinisë të dëgjohet, dhe me zërin e fortë të rinisë do të shembim edhe këtë sistem kriminal që ka vjedhur fatin e rinisë dhe ja ka dorëzuar krimit e oligarkëve.

Shqipëria çdo ditë e më shumë po shkon në degradim, në drejtim të gabuar, në varfëri dhe depresion social, ndaj i gjithë populli duhet të bëhet bashkë për ti firmosur fundin. Të shkatërrojmë këtë sistem e të ngremë sistemin e vlerave, parimeve, për një drejtim demokratik të shtetit ku qeveria punon për njerëzit dhe mirëqenien e tyre”,- thotë Kërpaçi.

E pyetur sesi do të menaxhohet protesta në rast të provokimeve, deputetja e LSI-së ka një mesazh për qeverinë: “Po bëj një thirrje të qartë drejtuar këtyre të inkriminuarve; Larg duart nga të rinjtë e të rejat e Shqipërisë dhe LRI, pasi do të përballen me një reagim aq të fortë sa nuk ua pret mendja”.

Të shtunën opozita ka paralajmëruar protestën masive kundër qeverisë. Si po organizohet LRI-ja për këtë tubim dhe cili është apeli që keni për të rinjtë?

Për LRI përballja me qeverisjen që urren të rinjtë është një sfidë jo e vështirë pasi të gjithë të rinjtë ndihen të përjashtuar, të përbuzur nga një qeveri që kërkon ti dëbojë ata nga atdheu, qeveri kriminale që ka vrarë shpresën dhe shkatërruar të ardhmen e rinisë!

Ne kemi vetëm një detyrë, që ta administrojmë me gjithë forcën e duhur të gjithë këtë zemërim të papërmbajtur të të rinjve të cilët duke u ngritur në këmbë kundër padrejtësisë dhe arrogancës, ringjallin shpresën e tyre dhe të familjeve të tyre tek Shqipëria, e cila sot është marrë peng nga qeverisja e bërë njësh me drogën dhe krimin, por me reagim të fortë qytetar mund ti rikthehet atyre!

Të rinjtë e Shqipërisë do të jenë të gjithë në protestë pasi nuk mund të lejojnë më që droga ti vras dhe kriminalizojë ata, janë sot të gjithë bashkë, për të shpëtuar brezin e tyre dhe atdheun nga e keqja që ka kapur Shqipërinë prej fyti.

Protestoni të shpëtoni, protestoni për veten! Ky është apeli im për gjithë të rinjtë e të rejat e vendit, fatin e të cilëve e ka marrë peng qeveria e papërgjegjshme dhe kriminale e rilindjes. Tashmë është e qartë se cilët janë përgjegjësit për papunësinë e të rinjve, për varfërinë në tavolinat e familjeve Shqiptare, për arsimin e rrënuar dhe shëndetësinë që i vdes njerëzit e nuk i kuron ata. Të gjithë këta përgjegjës gjenden në qeveri dhe ndaj i gjithë populli më 26 maj duhet të dalë e të ngrejë zërin, të vendosemi të gjithë si popull përballë Edi Ramës dhe gjithë sistemit të tij që pasuron oligarkët dhe vdes për bukë qytetarët e thjeshtë.

E gjithë struktura e LRI do të jetë në protestë për të bërë të pamundurën që zëri i rinisë të dëgjohet, dhe me zërin e fortë të rinisë do të shembim edhe këtë sistem kriminal që ka vjedhur fatin e rinisë dhe ja ka dorëzuar krimit e oligarkëve. Shqipëria çdo ditë e më shumë po shkon në degradim, në drejtim të gabuar, në varfëri dhe depresion social, ndaj i gjithë populli duhet të bëhet bashkë për ti firmosur fundin. Të shkatërrojmë këtë sistem e të ngremë sistemin e vlerave, parimeve, për një drejtim demokratik të shtetit ku qeveria punon për njerëzit dhe mirëqenien e tyre.

Në protestë shkoni për rrëzimin e Edi Ramës të shtunën apo mendoni se protestat do të vijojnë pa fund limit derisa të detyrojnë kryeministrin të largohet?

Mijëra qytetarë ashtu si në 27 janar do të jenë atje te palëkundur, përpara një qeverisjeje dhe një kryeministri që ka dëbuar nga Shqipëria dhjetëra e mijëra Shqiptarë të të gjitha moshave duke mos kursyer as të miturit.

Pra një qeverisje që e përmbyti Shqipërinë me drogë dhe krim dhe vuri në krye të ministrisë që duhej të përballej me to, ministra të inkriminuar, duke i bërë trafikantët dhe kriminelët që të jenë ata zot të qeverisjes. Që e shkatërruan dhe kriminalizuan ekonominë e vendit, që e shndërruan Shqipërinë nga një vend kontribues për siguri e stabilitet në rajon, në një vend me rrezik të lartë kriminal, e ku alarmi për këtë vjen edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ky kriminalizim dhe korrupsion i përhapur si një kancer në çdo qelizë të shoqërisë kërkon një përballje pa asnjë kompromis të vendosur dhe deri ne fund. Në 26 maj do të jemi për tu përballur me një qeverisje të mbushur me ministra të kriminalizuar dhe korruptuar, të frymëzuar e të mbështetur nga i krye inkriminuari që është kryeministri i vendit.

Rrugën e protestës do ta udhëheq zëri i qytetarëve dhe çdo të vendosin ata, do të bëjmë ne për ti treguar vendin këtij kryeministri armik të qytetarëve Shqiptarë.

Nëse policia provokon protestuesit, cili do të jetë qëndrimi i LRI-së?

 Policia Shqiptare ka rekorde shumë të errëta që lidhen me përfshirjen e saj direkte në trafikun e drogës, për prishjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, në lidhjet e ngushta me kriminelët , në dhunimin e opozitës për të cilën unë e kam provuar edhe vet personalisht, por edhe ne represionin ndaj të rinjve të LRI të cilët i procedoi penalisht për një manife0stim në Rinas apo edhe për protestën në Surrel që të rinjtë bënë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij të kriminalizuar. Të rinjtë kanë një mesazh të qartë që EDI RAMA TË IKI E TË MOS KTHEHET MË!

Por po bëj një thirrje të qartë drejtuar këtyre të inkriminuarve; Larg duart nga të rinjtë e të rejat e Shqipërisë dhe LRI, pasi do të përballen me një reagim aq të fortë sa nuk ua pret mendja.

Po po, kryeministri duhet të iki dhe te mos kthehet më.