Dënohet me 2 vite burg ish-kryeministri Gruevski

Ish-kryeministri Gruevski nuk ishte prezent në seancën e sotme përfundimtare për rastin ‘Tanku’ ku edhe iu shqiptua dënimi.

Aktgjykimin e publikoi gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila pranoi kërkesën e PSP-së për dënim me burg për ish-kryeministrin Gruevski.

Mes tjerave, Kaçerska para gazetarëve por pa praninë e Gruevskit sqaroi disa dëshmi dhe veprën e Gruevskit e emërtoi si “vepër serioze”. Ajo shtoi se kundër Gruevskit janë ngirtur gjithsej pesë aktakuza.

Gjoko Popovski sipas Gjykatës ka keqpërdorur pozitën e punës dhe me veprat që i ka bërë, plotëson kushtet për aktakuzën që është ngritur kundër tij. Popovski pa dyshim ka qenë fytyra përgjegjëse që ka qenë ndërmjetësues në blerjen e Mercedesit, tha Kacarska.

Veprat e Gruevskiut poashtu plotësojnë elemtentet për pranimin e shpërblimit dhe plotësojnë elementet e aktakuzës kundër tij. Në këtë rast nuk ka dyshim se ka keqpërdorur pozitën e tij si kryeministër për të blerë Mercedesin, vlerëson gjykatësja.

Askush nuk duhet ti nënvlerësoj dhe nënçmoj qytetarët e Maqedonisë në mënyrë siç e ka bërë Gruevski i cili sipas gjykatëses ka bërë gjithçka të mundur dhe kundër ligjeve për të blerë Mercedesin. Ai madje ka shkuar një hap më tej duke aktruar se ai përdor makinën e vjetër që tek populli të fitoj pikë politike për zgjedhjet lokale.