Rama: Figura të lartë në PD, të lidhur me kokainën e kapur në Durrës

0

Edi Rama tha mbrëmjen e së hënës në “Mbrëmje në ABC News” se ka informacione që çojnë në dyshime të arsyeshme se zyrtarë të lartë të PD kanë lidhje me kokainën që u kap në Durrës.

Edi Rama: Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.

Mirela Milori: Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?

Edi Rama: Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.

Mirela Milori: Dyshime të arsyeshme apo informacione?

Edi Rama: Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova. Në rastin konkret të kokainës, lidhjet janë shumë të forta dhe janë shumë lart. Janë shumë lart dhe kanë lidhje me pushtetin e dikurshëm që është opozita e sotme. Nuk mund të jem më i qartë, sepse unë nuk hyj tek njerëzit, si kundërshtarët e mi, që e kanë në kulturë shpifjen, apo e kanë në kulturë transmetimin e një informacioni me një akuzë të drejtpërdrejtë publike. Unë nuk e bëj këtë, nuk e kam bërë asnjë dhe skam ndër mend ta bëj. Por di të them se në rastin e kokainës ka dyshime të arsyeshme të lidhura me informacione që të çojnë shumë lart në hierarkinë e pushtetit të shkuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author