Duka nis fushaten: Do ketë zgjedhje të parakohëshme. Të gjithë në protestë

Agron Duka, Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste  gjatë një takimi me mbështetësit në Durrës paralajmëron zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri.

Sipas tij janë denoncimet për trafikun e lëndëve narkotike, tensionet e krijuara me ministrin e brendshëm dhe ish ministrin, protestat si ajo e rrugës së kombit dhe teatri kombëtar që të çojnë në këtë konkluzion.

“Shqipëria nëse përgojohet, përgojohet pikërisht për trafikimin e lëndëve narkotike dhe nuk është faji i opozitës që i vë në pah këto dhe të pengoka proceset integruese, por është faji jot që vazhdon të njëjtën histori. Gjatë gjithë kohës ke qenë i akuzuar, jo vetëm nga opinioni i brendshëm, por edhe nga opinioni i jashtëm për drogën dhe nga ana tjetër vazhdon të kesh po të njëjtën lidhje.”,u  shpreh Duka.

Duka është shprehur gjatë takimit se pritshmëritë për Durrësin i ka më të larta. Gjatë takimit kreu i PAA-së i beri thirrje simptozanyëve që ti bashkohen protestet së opozites e cila është paralajmeruar se do te mbahet me date 26.