Manjani sulmon ashpër Ramën/ Pusht i ç’ekuilibruar, na ke damkosur në Europë

Ylli Manjani ka lëshuar akuza për kryeministrin Edi Rama në lidhje me reagimin e këtij të fundit për “dëshmitarin X”.

Përmes një statusi në “Facebook”, Manjani shkruan se “Alberti është flamuri i opozitës, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi.

Ja statusi i Manjanit:

Denoncimi i trafikut të drogës dhe përfshirja e qeverisë në të është pa asnjë dyshim, detyrë e çdo opozite!

Deduksionet e logjikës së çekuilibruar të Kryeministrit, me demek hokatar, janë shenja e dukshme e kapjes në flagrancë në krim!

Po mor po, ai Alberti është “flamuri i opozitës”, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi!

Për turpin tonë të përbashkët, ky i çekuilibruar na damkosi në Europë si popull trafikant droge dhe si azilant!

Jo në BE, por as tek armiqtë e BE nuk nga integron dot ky, që në mënyrë unikale fajëson denoncuesit e të keqes dhe jo të keqen!

Bashkëjeton me të gjitha të këqijat e kësaj bote dhe shpall armik çdo njeri që mendon, flet e denoncon lirisht!

Gjithmonë ja kanë fajin të tjerët! Thonë se fjala “pushtet” vjen nga fjala “Pusht”. Sjellja e këtij Kryeministri e provon këtë thënie…